Jump to Navigation

Punëtorët e zyrave, në rrezik të madh të preken nga tromboza

Punëtorët e zyrave që qëndrojnë gjatë të gjithë ditës të ulur, janë më të rrezikuar nga tromboza se të tjerët që janë në lëvizje, madje ata janë më të rrezikuar edhe se viktimat klasike të trombozës, pasagjerët e fluturimeve të gjata. Punëtorët e zyrave të cilët ngjiten pas ekraneve të kompjuterëve janë më shumë të rrezikuar nga mpiksjet e gjakut që formohen në këmbët e tyre. Studimi mbi trombozën ka zbuluar se 34 për qind e pacientëve që shtrohen nëpër spitale me mpiksjet e gjakut kanë qenë për një periudhë të gjatë në punë, që i impononte atyre qëndrimin ulur, ka treguar prof. Richard Beasley i qendrës mjekësore të Zelandës së Re.

Tromboza e venave në thellësi apo DVT, është një sëmundje në të cilën gjaku mpikset në enët në thellësi të këmbëve. Sëmundja mund të jetë fatale, pasi arrin të bllokojë edhe venat në mushkëri. Kjo sëmundje është lidhur me fluturimet afatgjata, pasi pasagjerët që udhëtojnë shpesh dhe sidomos në klasat ekonomike nuk kanë mundësi që të shtriqen mjaftueshëm sa për të shmangur mbledhjen e gjakut. “Qëndrimi ulur për një periudhë të gjatë kohe, e zhvillon patjetër rrezikun e trombozës”, tha prof. Beasley.



Main menu 2