Jump to Navigation

Meshkujt që preferojnë banjat me ujë të nxehtë rrezikohen nga papjelloria

Duket e çuditshme, por është e vërtetë. Sipas specialistëve nga Universiteti i Kalifornisë, ku shkencëtarët, të tërhequr nga një thënie që sugjeronte se dushi apo banja me ujë të nxehtë e bën një mashkull jopjellor, kishin vendosur të gërmonin mbi të dhëna shkencore, të cilat mund të pohonin apo mohonin këtë mundësi. Edhe pse thënia e lashtë u vërtetua edhe me prova shkencore, meshkujt kanë akoma mundësi rikuperimi. Nëse qëndrojnë larg nga uji i nxehtë, atëherë organizimi i tyre rikthehet përsëri në pjellor.

Studimi është drejtuar nga dr. Paul J. Turek. “Kam parë shumë çifte, të cilët nuk e kishin fare idenë e kësaj thënieje dhe kështu vendosa të shikoj mbi të dhënat e publikuara në raporte nëse do të mund të vërtetoja në bazë të tyre diçka të tillë”, tha ai për “Reuters”. Hetimet e skuadrës së shkencëtarëve kanë vlerësuar se cilësia e farës mashkullore para dhe pasi ata përdornin ujin e nxehtë ndryshonte, efektet e saj shfaqeshin për 3 apo katër muaj. Pas 3 deri në 6 muaj që u larguan nga uji i nxehtë, pjesa më e madhe e meshkujve të përfshirë në studim kishin një përmirësim të mundësisë për të qenë pjellorë në 491 për qind.



Main menu 2