Jump to Navigation

Aroma e keqe e gojës, alarm për sëmundjet e mëlçisë dhe veshkave

Era e keqe e gojës ose Halitos, në disa raste është sinjal alarmi për praninë e sëmundjeve të ndryshme të organizmit. Megjithatë halitosis nuk është një sëmundje e mirëfilltë, por shpesh është një simptomë e pranisë së një sëmundjeje orale, i një gjendjeje fiziologjike ose një sëmundjeje sistemike e organizmit. Për këtë, mjekët shpjegojnë se kur duhet të shqetësohemi dhe çfarë mund të bëhet në këto raste. Sipas mjekëve, halitosis ose siç njihet ndryshe “fetor ex oris”, është përshkruar që në kohën e grekëve të lashtë, dhe përshkruan erën e keqe të gojës.

Vetë era e keqe, shkaktohet nga përmbajtja e sulfurit dhe përbërjeve të tij, në ajrin që nxjerrim nga goja. Sulfuri dhe përbërësit e tjerë sulfurorë, shkaktohen nga purifikimi ose shpërbashkimi, gjatë të cilave çlirohen bakteret anaerobe në hapësirën e gojës ose atë nazale (e hundës). Përbërjet sulfurore mund të transmetohen nëpërmjet gjakut nga një organ i sëmurë si për shembull: mëlçia cirrotike dhe shkojnë në mushkëri ku i japin dhe ajrit, erën karakteristike.



Main menu 2