Jump to Navigation

Patatet e skuqura rritin rrezikun për kancer në veshka

Konsumimi i acryl-amidit, substancës kimike të pranishme në patate të skuqura, kikirikë, kafe etj., mund ta rrit rrezikun e paraqitjes së kancerit të veshkave. Hulumtuesit holandez nga Universiteti i Maastricht, kanë pohuar se rreziku më i madh është i shprehur te duhanpirësit. Acryl-amidi është konsideruar si karcinogjen që nga vitit 1994 dhe është menduar se ekspozimi ndaj tij ndodh vetëm nëpërmjet tymit të duhanit dhe produkteve të kozmetikës.

Mirëpo, në vitin 2002, shkencëtarët suedez kanë zbuluar praninë e acryl-amidit në produktet ushqimore të pasura me karbohidrate, të cilat përgatiten në temperatura të larta. Në studimin e ri, i cili është zhvilluar gjatë 13 vitesh, ku janë përfshirë 120 mijë pjesëmarrës të moshave ndërmjet 55 dhe 69 vjeçare, është treguar se personat të cilët brenda ditës futin në organizëm 40 mikrogramë acryl-amid (sasi e cila gjendet në 150 gramë patate të skuqura) janë të rrezikuar për 59 për qind për të fituar kancerin e veshkave.

Në çdo 10 mikrogramë të acryl-amidit rreziku për kancer të veshkave është rritur për 10 për qind. Ndërsa për një numër të madh të analizuarish, burim kryesor i acryl-amidit ka qenë kafeja. Por përveç veshkave, edhe organet e sistemit urinar mund të preken nga sëmundja e kancerit. Sistemi urinar përbëhet nga dy veshkat, fshikëza e urinës dhe uretra.



Main menu 2