Jump to Navigation

Vera e zezë dhe e bardhë kuron sëmundjet në organizëm

Vera është pije shumë komplekse ku në përbërjen e saj janë gjetur dhe identifikuar përmbi 600 përbërës. Shumica e këtyre përbërësve gjenden në sasi shumë të vogla në verë, por kanë rëndësi të madhe në shijen, erën dhe aromën e verës. Vlerat higjienike dhe ushqyese të verës, shekuj me radhë i kanë interesuar njerëzit për atë shkak vera është përcaktuar në mënyra të ndryshme. Për disa njerëz ajo është vetëm pije alkoolike, ndërsa për disa është ushqim dhe barë shërues.

Thënia se vera nuk është ushqim, sepse nuk përmban vitamina dhe proteina, nuk është bindëse, sepse as sheqeri, vaji dhe shumë artikuj tjerë nuk i përmbajnë këto elemente kryesore të domosdoshme për organizmin e njeriut. Shkencëtarët kanë pohuar se vera e zezë e zvogëlon rrezikun nga sëmundjet e zemrës, mbron nga sulmi në tru, pengon zhvillimin e kancerit të pankreasit dhe madje vepron fuqishëm kundër baktereve fatale siç janë salmonelat, e.coli dhe listerioza.

Vera e bardhë ka efekte pozitive duke iu falënderuar llojeve të ndryshme të polifenoleve të pranishme në të, të cilat zvogëlojnë nivelin e kolesterolit. Vera e bardhë përmban edhe kalium, i cili e ul shtypjen e gjakut. Përveç kësaj, shkencëtarët pohojnë se falë përbërësve të saj vera e bardhë vepron si një anti-inflamator, ndihmon në parandalimin e osteoporozës dhe artritit reumatik. Supozohet se personat të cilët pinë nga dy litra e gjysmë verë të kuqe në javë, ose afërsisht dy gota në ditë, zvogëlojnë rrezikun e vdekjes së hershme. Në parandalimin e sëmundjeve të zemrës efekt të fuqishëm ka edhe vera joalkoolike, e cila po ashtu është e dobishme edhe në parandalimin e tumoreve të ndryshëm, ndërsa nga ana tjetër nga ky lloj i verës nuk ekziston rreziku të cilin e ka konsumimi i alkoolit.



Main menu 2