Jump to Navigation

Zinku zvogëlon simptomat e ftohjes

Marrja e tabletave të zinkut brenda 24 orëve nga shfaqja e simptomave të ftohjes, zvogëlon kohëzgjatjen dhe intensitetin e simptomave. Gjithashtu, një efekt të rëndësishëm për të luftuar simptomat e ftohjes ka edhe vitamina C. Shkencëtarët nga Universiteti i Mjekësisë Ëayne në Detroit, kanë studiuar efektin e tabletave të acetatit të zinkut në mjekimin e ftohjes te 50 vullnetarë, të cilët kanë pasur simptoma të ngjashme me gripin. Pjesëmarrësit në studim kanë marrë nga një tabletë, e cila përmbante 13.3 mg zink, ose placebo çdo dy ose tre orë gjatë ditës.

Kohëzgjatja mesatare e simptomave të ftohjes ishte katër ditë te grupi i cili kishte marrë zink në krahasim me ata të cilët kishin marrë placebo, ku simptomat kishin zgjatur deri në shtatë ditë. Tek personat të cilët kishin marrë zink, simptomat e ftohjes ishin ndërprerë te 56 për qind e pjesëmarrësve pas vetëm katër ditësh, ndërsa te grupi tjetër kishin vazhduar edhe më tutje simptomat. Burimet kryesore të zinkut janë mishi i kuq dhe i organeve të brendshme, pastaj bizelet, arrat, lajthitë, bajamet, ushqimet me prejardhje detare, drithërat etj.



Main menu 2