Jump to Navigation

Farat e zeza kurojnë 12 sëmundje

Migrena, sëmundjet reumatizmale, diabeti, imuniteti i fëmijëve, sëmundjet e hundës, kolesteroli në gjak, propodiplegia,ulçera, kollë dhe ftohje, infeksioni i zemrës, sëmudnjet e lëkurës si dhe dobësia seksuale, kanë të gjitha një ilaç. Farat e zeza.

Fara e zezë (Nigella Sativa), është një bimë që ka gjetur përdorim të gjerë në mjekësinë popullore. Falë përbërjes që ajo ka efektet e saj kuruese për sëmundje të ndryshme janë të shumta. Ajo përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban fara e zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë. Fara e zezë përmban përafërsisht 38 për qind karbohidrate, 35 për qind vajra të ndryshëm, 21 për qind albumin dhe pjesa tjetër përbëhet prej më shumë se një qind substanca të ndryshme.

Për t’u përmendur janë: vajrat acidike të pangopura, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, Acidi Folik, Niacina), minerallet (hekur, kalcium, magnez, zink, etj.) dhe aminoacidet. Vajrat me eter si Nigellon dhe alfa-Pinen zgjerojnë rrugët e frymëmarrjes, lehtësojnë kollitjen, pengojnë qelbëzimin dhe ndalojnë dhimbjen. Nëse përdoren rregullisht ulin sheqerin në gjak. Vitaminat B1, B2 dhe B6 luajnë rol në prodhimin e enzimave dhe forcojnë sistemin mbrojtës. Acidi folik redukton rrezikun e tensionit dhe sëmundjeve të zemrës, gjithashtu është i nevojshëm në rinovimin e qelizave. Antioksidantët si vitaminat A, E, C dhe Beta-Karotin forcojnë sistemin mbrojtës te trupit.



Main menu 2