Jump to Navigation

Eliminimi i qelizave tumorale me radioterapi

Radioterapia është një radioaksion që dëmton qelizat tumorale, duke i çuar deri në vdekje. Çdo seancë nga 10-15 minuta në ditë për 6-8 javë me radhë. Ky lloj diagnostikimi është e këshillueshme për pacientë të rinj dhe me tumor të lokalizuar. Avantazhet kryesore janë eliminim i qelizave tumorale dhe mundësi shumë të mëdha shërimi.

Terapi e njohur është edhe Krioterapia, e cila ka të bëjë me ngrirjen e qelizave tumorale, gjë që shkakton dhe vdekjen e tyre. Ndërhyrja zgjat rreth një gjysmë ore dhe është e këshillueshme për pacientë me tumor të lokalizuar. Avantazhi kryesor ka të bëjë me kohën e shkurtër të ndërhyrjes. Po ashtu terapia hormonale, rregullon nivelin e testosteronit, dhe është e këshillueshme për pacientët që nuk munden t’u nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale.



Main menu 2