Jump to Navigation

Përdorimi i celularëve shkak për kancer në tru

Një sërë studimesh të realizuara në vende të ndryshme të botës kanë treguar një rrezik në rritje nga përdorimi i telefonave celular, sidomos në anën e kokës ku njerëzit vendosin aparatin. Pesë nga gjashtë studimet e bëra treguan se te këta njerëz mundësia për një tumor malinj në tru ishte më e madhe.

Po ashtu, përdoruesit e rregullt kanë mundësi për të zhvilluar më shumë tumore se njerëzit e tjerë. Njerëzit që kanë përdorur telefonat e tyre për një dhjetëvjeçar ose më shumë, janë 20 për qind më të prirë për të zhvilluar sëmundjet e veshit dhe 30 për qind për një tumor malinj. Rreziku është shumë herë më i madh në anën e kokës, nga e cila telefoni është mbajtur më gjatë.

Sipas shkencëtarëve përdorimi i telefonave celularë për më shumë se dhjetë vjet rrit ndjeshëm rrezikun e kancerit malinj në kokë apo vesh.



Main menu 2