Jump to Navigation

Gjenet shkak për shfaqjen e kolesterolit

Gjenet dhe trashëgimia janë të parapërcaktuara si përgjegjëse për shfaqjen e nivelit të lartë të kolesterolit në gjak. Ende nuk dihet se cilat janë gjenet që përfshihen në përhapjen e kolesterolit në organizëm, por të gjithë njerëzve u këshillohet një stil i shëndetshëm jete, regjim ushqimor të mirë dhe zbatimin e terapive të këshilluara nga specialistët, të gjitha sjelljet që janë armët më të mira ndaj hiperkolesterolaminës.

Kolesteroli nuk kursen as femrat dhe as meshkujt, madje sipas studimeve, më të prekura janë femrat, pasi ato janë më të prira drejt ushqimeve me yndyrë. Një sërë studimesh kanë treguar se në lëkurën e bajameve, ndodhen substanca të tilla të cilat ndihmojnë në parandalimin e oksidimit të kolesterolit, një proces i cili mund të shkatërrojë qelizat e gjakut dhe të shkaktojë rrezik për atak kardiovaskular.



Main menu 2