Jump to Navigation

Kirurgjia e Hernies Diskale

Hyrje
Përbën një grup teknikash operatore që përfshin teknikën e hapur (teknika e zakonshme-e mëparshme ose konvencionale), mikrodiskektominë dhe endoskopinë. Këto teknika kanë për qëllin largimin (heqjen) e diskut të degjeneruar nga kanali i shtyllws kurrizore ose/dhe nga qendra e diskut intervertebral. Në momentin që materiali i diskut largohet, ndalon presioni i ushtruar mbi rrënjët nervore që klinikisht lidhet me largimin e dhimbjes. Lëvizshmëria e këtij niveli (vertebër-disk-vertebër) nuk humbet sic ndodh në rastin e spondylodezës. Pas mikrodiskektomisë dhe heqjes endoskopike dhimbja pasoperatore është më e vogël dhe rehabilitimi më i shpejtë.

Operacioni
Teknika e largimit të materialit diskal me metodën konvencionale, shoqërohet me dëmtim të rëndësishëm të indeve të buta për shkak të traumës operatore. Në ndryshim, mikrodiskektomia ofron një pamje shumë të mirë të diskut dhe të rrënjëve nervore nëpërmjet një vrime shumë të vogël dhe seteve kirurgikale speciale, duke përdorur mikroskopin kirurgikal.
Endoskopia e hernies diskale është një procedurë kirurgikale që bën të mundur largimin e materialit diskal nëpërmjet instrumenteve të posatshëm. Kontrolli i veprimeve bëhet i mundur duke parë nëpërmjet një teleskopi të vogël, pamjet në ekran kompjuteri.

Të gjitha këto teknika operatore sikurse dhe të gjitha teknikat me ndërhyrje minimale (MISS) realizohen nën kontrrollin e funksionit të nervave duke përdorur një aparaturë speciale e cila garanton ecurinë e saktë të procedurës operatore. Kjo aparaturë lajmëron kirurgun, në kohën e duhur, sa herë që është afër nervit në mënyrë që të shmangë dëmtimin e tij.

Udhëzime të përgjithshme
Ju do të qëndroni në spital 2 deri në 3 ditë pas operacionit. Në 24 orët e para lejohet rrotullimi në shtrat majtas dhe djathtas (log-rolls). Gradualisht dhe me ndihmën e fisioterapistit do të ndiqni protokollin e rehabilitimit. Ju mund të ktheheni në punë pas një periudhe 4-5 javësh pas operacionit, gjithmonë në varësi profesionit tuaj. Normalisht dhimbja në këmbë (iskiatiku) largohet pas operacionit, por ekziston një periudhë e shkurtër pasoperatore që shoqërohet me shqetësime në mes dhe djegie muskulare të shkaktuara nga enjtja e nervit gjatë operacionit. Përdorimi i medikamenteve antiinflamatore do të ndihmonin të largimin e këtyre shqetësimeve për një periudhë 2 deri në 4 javë.
Udhëzime të hollësishme do të jepen në lidhje me rikthimin në sporte dhe në jetën seksuale normale.

Komplikacionet
Si cdo procedure kirurgikale, ekziston rreziku i komplikacioneve. Janë të rralla, gjithsesi ju duhet të njihni rreth tyre përpara operacionit. Këto mund të jenë:

-Komlikacione në lidhje me anestezinë
-Infeksioni i cili parandalohet me përdorimin e antibiotikëve.
-Hemoragia është minimale dhe nuk ka nevojë për transfusion.
-Tromboza e thellë venoze është e rrallë.
-Dëmtimi i nervave është një potencial rreziku i mundshëm por i pazakontë dhe mund të rezultojë në dhimbje në këmbë, mpirje apo dobësi grup muskujsh.
-Rrjedhja e lëngut cerebrospinal mund të ndodhë rrallë, por nëse ndodh mund të shkaktojë dhimbje kokë për disa ditë.
 Për më shumë informacion bisedoni me kirurgun specialist.



Main menu 2