Jump to Navigation

Terapia anti-kancer (anti-tumorale), virusët

Ta përmendesh fjalën kancer në jetën e përditshme, është bë njëjtë sikur ta thoje sinonimin e saj “vdekje e rëndë”. Dihet mirë që kanceri tani për momentin është njëra nga tri sëmundjet më numrin më të madh të të vdekurve, kuptohet pas sëmundjeve kardio-vaskulare dhe atyre infektive. Por me tendencë rritje të lartë të vdekjeve, sa që shihet një progresion jo aritmetik, por një progresion gjeometrik i kësaj sëmundje! Duke parë këto probleme, shkenctarë, mjekë, biologë, farmakologë, etj., nga mbarë bota u fokusuan në çështjen që ta gjenin një apo disa forma për shërimin e kësaj sëmundje.

U dhanë disa forma konvencionale, si p.sh. intervenimi kirurgjik, kemoterapia (barna anti-tumoral) dhe radio te rapia (me rrezatim, me izotope). Këto metoda ishin efikase, por jo edhe aq shumë premtuese për disa kategori të njerëzve me kancer ose me metastaza andaj u shtrua kërkesa që të bëhen edhe hulumtime tjera në nivel molekular, kështu që lindi ideja e mrekullueshme që modifikimet që do duhej bërë duhet të përfshinin materialin gjenetik. Ua rikujtoj se në trupin tonë vazhdimisht prodhohen qeliza kanceroze por sistemi ynë imunitar i eliminon ato vazhdimisht, ndërsa çdo moseleminim si pasojë e faktorëve të ndryshëm (të jashtëm apo të brendshëm) rrit mundësinë e formimit të tumoreve. Në nivel gjenetik rëndësi ka proteina p53, e cila vazhdimisht riparon ose eliminon mundësinë e gabimeve që do kishte për pasojë formimin e kancereve. Radioterapia (përmes rrezatimit ose izotopeve) është terapi sa e mirë po aq edhe e rrezikshme, po ashtu edhe kemoterapia, por s’kemi çfarë të bëjmë, thotë populli ynë “kur s’bjen shi, bën edhe breshër”, pra kjo është mundësia jonë.

Sa për njohuri po ua jap disa emra të barnave që përdoren kundër kancereve: antimetabolitët (CAPECITABINE, CL A D R IBINE, CYTARABINE, 5-FLUROU RACIL, etj), antibiotikët (BLEOMYCIN, DAC TINOMYCIN, D O XO RU BIC IN, IDORUBICIN, etj), agjentët alkilizues(BUSULFAN, CARMUSTINE, DEKARBAZINE, STREPTOZOCIN, etj), inhibitorët mikrotubularë(DOCETAXEL, PACLITAXEL, VINCRISTINE, etj), hormonet steroide dhe antagonistët e tyre (AMINOGLUTHIMIDE, ANASTROZOLE, TAMOXIFEN, TOREMIFENE, etj), antitrupat mo n oklonal (BEVECIZUMAB, CET UXI MAB, etj), të tjera barna (ASPARAGINASE, CISPLATIN, CARBOPLATIN, GEFINITIB, etj).

Terapia më moderne tani për tani edhe pse në hulumtim në fazat klinike, është ajo duke përdorur virusët, edhe pse një numër i virusëve janë vet shkaktarë të kancereve. Virusët onkolitik posedojnë aftësinë replikuese intraqelizore, japin selektivitet të tumoreve dhe lizojnë qelizat kanceroze. Potenciali i tyre për terapi anti-kanceroze bazohet në konceptin se replikimi selektiv intratumoral do të prodhoj një efekt potent anti-tumoral. Efektiviteti i ulët i metodave konvencionale për trajtimin e sëmundjeve kanceroze ishte një nga shkaqet për hulumtim të formave të tjera alternative të terapisë anti-tumorale, andaj bazuar në këtë virusët onkol itik (studimi i tyre) premtojnë një strategji shekullore imunoterapeutike, e cila do mund të kombinohej e modalitetet ekzis tuese terapeutike.

Hulumtimet gjen etike, biologjike dhe bioteknologjike kanë bërë të mund shme të kuptohet më mirë ky mekanizëm, si dhe për të kontrolluar ciklin qelizor dhe identifikuar faktorët e involvuar në karcinogjenezë. Thënë më mirë, njohja dhe kuptimi i vet natyrës së virusit dhe mekanizmi viral i infektimit me të, ka krijuar bazë shkencore për zhvillimin e metodave të reja për terapi anti-kanceroze duke përdorur virusët.

Pra virusët mund të përdoren si faktorë antikanceroz për shkak të vetive të tyre për të depërtuar në brendi të qelizës dhe për të bërë modifikime gjenetike të ndryshme, e gjithë kjo falë tropizmit të tyre. Pra viroterapia është shumë e sigurt dhe specifike. Andaj është shumë kruciale të modifikohet virusi në atë mënyrë që të jap lizën e qelizës kanceroze pasi ta ketë arritur qelizën e tillë. Vektorët viral do të mund të jenë bartës të faktorëve (p.sh. proteinave dhe promedikamenteve) të involvuar në vdekjen e qelizës dhe do mund ë induktonin një rezistencë specifike antikanceroze dhe të rrisin senzivitetin e kemoterapeutikëve për qelizat kanceroze. Vektorët e tillë janë nga adenovirusët, herpes virusët, rabdovirusët dhe reovirusët. ”Tekstin e mësipërm ia kushtoi të gjithë familjarëve të mi që humbën jetën nga kanceri”.

Përgatiti: Trim Lajqi



Main menu 2