Jump to Navigation

Thjerrëzat e kontaktit

Thjerrëzat e kontaktit kanë përparësi të rëndësishme në krahasim me syzet. Ato lëvizin me sy, duke lejuar që pacienti të ketë një fushë të natyrshme te të parit, nuk kanë korniza që pengojnë pamjen dhe zvogëlojnë shtrembërimet vizuale të shkaktuara nga thjerrëzat e syzeve. Syzet mjegullohen me ndryshimet e temperaturës dhe lagështisë, dhe ato mund të jenë ndotura me shi, thjerrëzat nuk i kanë këto të meta. Thjerrëzat janë më të mira për sportet aktive, dhe ato në përgjithësi ofrojnë pamje më të mirë në krahasim me syzet.

Kategoritë e thjerrëzave të kontaktit Thjerrëzat e kontaktit ndahen në dy kategori të mëdha: thjerrëza të buta dhe të ngurta që depërtojnë gazin (RGP). Ka edhe disa mënyra të tjera për kategorizimin e tyre, duke përfshirë edhe thjerrëzat dekorative. Rreth 34 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara mbajnë thjerrëza kontakti, lloji më i zakonshëm i të cilave është i thjerrëzave të buta(87%) .
Thjerrëzat e buta të përditshme: Këto thjerrëza janë të përbëra nga plastika e butë fleksibile. Përshkueshm ria e tyre e oksigjenit lejon që kornea të marrë oksigjen, për dallim nga thjerrëzat e vjetra të forta që ishin përhapura në vitet 1970. Pacientët janë përshtatur të mbajnë thjerrëza të buta zakonisht brenda disa ditësh, dhe këto janë konsideruar të jenë më të rehatshme se thjerrëzat RGP. Materialet më të fundit të tyre përfshijnë plastikë silikoni hidrogeli që mundëson të shtohet edhe më tej oksigjenimi korneal.

Thjerrëzat RGP: Këto kanë avantazhe të konsiderueshme dhe disavantazhe kur krahasohen me thjerrëza të buta. Mund të marrë disa javë për t’u përshtatur me to për shkak të parehatisë të madhe. Megjithatë, RGP-të kanë më pak gjasa për të shkaktuar lot, janë më të qëndrueshme, dhe në përgjithësi zgjasin më shumë. Mprehtësia vizuale e arritur është më e qartë se me thjerrëzat e buta. Shumica e problemeve vizuale mund të korrigjohet duke përdorur thjerrëza RGP. Ato mund të jetë më të mira për pacientë të caktuar, të tilla si ata me largpamësi ose astigmatizëm. Megjithatë, thjerrëzat RGP rrëshqasin jashtë qendrës së syrit më lehtë se llojet e tjera. Thjerrëzat për përdorim më të gjatë që mund të ripërdoren: Thjerrëzat që përdoren për më gjatë zakonisht janë thjerrëza të buta edhe pse herë pas here edhe ato të fortat mund të miratohen të mbahen brenda natës. Thjerrëzat e buta për përdorim të zgjatur mund të përdoren edhe gjatë natës, vazhdimisht për 1-6 netë, ose deri në 30 ditë. Koha maksimale e mbajtjes përcaktohet nga mjeku për çdo pacient në bazë të thjerrëzës specifike të tyre dhe tolerancës së pacientit për përdorim të zgjatur. Këto thjerrëza nuk mund të përmisojnë të gjitha problemet vizuale.
Thjerrëzat për përdorim më të gjatë që duhet të hudhen: Këto thjerrëza të buta mbahen për 1 deri në 6 ditë. Ato kërkojnë pastrim pak apo aspak. Nëse pacienti i përmbahet rregullave, ato paraqesin rrezik minimal të infeksionit. Pamja mund të jetë më e mprehtë sesa me RGP. Ato nuk mund të përmisojnë të gjitha problemet vizuale.

Rreziqet e mbajtjes së thjerrëzave të kontaktit Pacientët mund të pyesin farmacistët për lloje të caktuara të parehative të syrit, secila prej të cilave mund të tregojë irritim apo infeksion. Këto përfshijnë, kruajtje, siklet, djegie, dhimbje, ose ënjtje, ndjesi të trupit të huaj me një ndjenjë të therrjes, lotët e tepruar, ndjeshmëri ekstreme ndaj dritës, skuqje të pazakontë ose pamje e paqartë. Nëse nuk trajtohen, këto simptoma mund të çojnë në ulçera korneale, përkeqësim të infeksionit, dhe verbim. Pacientët me këto probleme duhet t’i referohen kujdesit profesional të tyre për sy.

Parandalimi i problemeve me thjerrëza kontakti
Për të zvogëluar rrezikun e infeksionit dhe irritimin, pacientët nuk duhet të mbajnë thjerrëzat e përditshme gjatë gjumit. Ata duhet të blejnë thjerrëzat vetëm pas një vizite te një profesionist të kujdesit ndaj syrit dhe pas marrjes së një recete. FDA paralejmëron pacientët të mos blejnë thjerrëza kontakti nga shitësit të cilët i shesin në mënyrë të paligjshme. Është e rrezikshme që të mos ndërrohen thjerrëzat me një person tjetër, për shkak se mund të ndodhë bartja e infeksionit. Përveç kësaj, ndërrimi i thjerrëzave me një person tjetër mund të rezultojë në lëndime të përhershme të syrit ose verbëri. Pacientët duhet të këshillohen që të lënë pirjen e duhanit, përvoja e duhanpirësve tregon një rrezik më të madh për reagime negative. Pacientët nuk duhet të notojnë kur janë duke i mbajtur thjerrëzat e kontaktit sepse uji në pishina, liqene dhe oqeane nuk është steril.

Përshkrimi i thjerrëzave të kontaktit
Një recetë për thjerrëzat e kontaktit, është një dokument ligjor i lëshuar pas një shqyrtimi nga një përshkrues legjitim (p.sh. oftalmolog, optometrist). Recetat përmbajnë të dhëna të tilla si data e ekzaminimit, data e skadimit të përshkrimit, fuqia e thjerrëzës, materiali dhe / ose prodhuesi i thjerrëzave të përshkruara, diametri i thjerrëzës dhe kurba bazë e saj. Infeksionet e lidhura me thjerrëzat e kontaktit Farmacistët mund të dyshojnë në infeksion kur pacientët ankohen për kruajtje, siklet, djegie, dhimbje të forta, fotofobi e tepruar, shkarkimin i mukusit, pamje e paqartë, ënjtje, skuqje të pazakonta, apo ndjejnjë e një trupi të huaj. Simptomet munnd të jenë në një sy vetëm. Kjo ndihmon dallojnë infeksionin nga rinitit alergjik, në të cilën të dy sytë janë të prekur në mënyrë të barabartë për shkak të ekspozimiz ndaj alergjenit të përbashkët.

Infeksionet bakteriale janë lloji më i zakonshëm që ndodhin te përdoruesit e thjerrëzave të kontaktit. Ato përfshijnë infeksione të shkaktuara nga llojet Clostridium species, Peptostreptococcus, Propioni bacterium spp, dhe Fusobacterium spp. Në veçanti, infeksioni nga Pseudomonas përparon shumë shpejt duke shkaktuar zhvillimin e ulçerat të kornesë dhe verbërinë brenda 24 orëve nëse nuk trajtohet. Infeksionet fungeale (p.sh. nga Fusarium spp) në kuadër të kornesë rriten ngadalë, por mund të shkaktojnë dhimbje të forta që çojnë në ulçera kornesë dhe verbërim. Ato janë shumë rezistente ndaj terapisë. Rreziqet e thjerrëzave dekorative Arsyeja e bartjes së këtij lloji të thjerrëzave është dëshira e disa njerëzve për të ndryshuar pamjen e syve të tyre për qëllime dekorative. Thjerrëzat dekorative ndryshojë ngjyrat e syve dhe i japin syve një dukje te çuditshme. Këto thjerrëza janë të njohura edhe si thjerrzëa me fuqi zero, apo jo korektuese.

Perdorimi i thjerrzëave pa pajisje te përshtatshme mund të çojë në ulçeren e kornesë, e cila mund të shkaktojë infeksion okular, dëmtim vizual, verbëri dhe humbje të syve. Përdorimet e thjerrëzave të kontaktit në të ardhmen Përdorimi i thjerrëzave të kontaktit në të ardhmen dhe potenciali i tyre për të ndihmuar pacientët që kanë probleme mjekësore është ende i panjohur. Hulumtuesit bëjnë plan që mund të përdorin ilçet për sy nëpërmjet krijimit të një thjerrëze në të cilën ka mundësi të depertojë bari.

Disa lloje të thjerrëzave janë testuar për aftësinë e tyre për lirimin e ciprofloxacinës në mënyrë të kontrolluar për një kohë më të gjatë. Thjerrëzat ishin në gjendje ta bëjnë këtë rreth një periudhe të 4 javëve, gjatë eksperimenteve in vitro.

Thjerrëzat e kontaktit mund të përdoren gjithashtu për të ndihmuar në menaxhimin e diabetit. Hulumtuesit kanë krijuar thjerrëzat në të cilat janë të ngjiturara pjesë shumë të vogla që janë të afta për të reaguar me molekulat e glukozës në lot. Reaksioni rezulton në ndryshimin kimik të tyre që shkaktojnë ndryshimin e ngjyrës së thjerrëzave. Duke përdorur këtë teknologji të re, pacientët me diabet mund të jetë përfundimisht ne gjendje ta eliminojnë metodën e shpimit të gishtit për të parë ndryshimin e nivelit të glukozës në gjak.

Çfarë duhet të dini për të bartjen e sigurtë të thjerrëzave të kontaktit?
Ju duhet të ndiqni orarin e rekomanduar për ti mbajtur ato. Sigurohuni që të lani duart tuaja tërësisht para se ti vendosni thjerrëzat tuaja në sy. Kjo do të zvogëlojë rrezikun e infeksionit. Kurrë mos i ekspozoni thjerrëzat tuaja në ujë josteril të tillë si uji i rubinetit, uji në shishe, uji i destiluar ose ne uji në oqean. Nëse ju nuk do të ndjekin këtë masë paraprake të rëndësishme, ju mund të merrni një lloj te mikroorganizmave të njohur si Acanthamoeba në sytë tuaj. Kjo dhe mikroorganizmat tjerë të gjetur në ujë josteril mund të shkaktojë verbim, kështu që shmangja nga këto është këshilla më e mirë. Thjerrëza kurrë nuk duhet të vendoset në gojë, sepse pështyma përmban plot bakterie.

Punuan: Blerta Pajaziti dhe Besa Kadriu



Main menu 2