Jump to Navigation

Rritja e Rolit të Farmacistëve në Kontrollat Mjekësore

Është shnderruar në klishe se ”Farmacistët vetëm duhet të mësojnë se si ti lexojnë recetat dhe vetëm të numërojnë barnat në banak”. Në vendin tonë kjo është pothuajse ajo që një farmacist bënë gjtë gjithë ditës, por kjo nuk është as afërsisht ajo për të cilën ne shpenzojmë shumë kohë gjatë periudhës së studimeve dhe për të cilën ne kualifikohemi.

Roli i farmacistit është duke ndryshuar, ndonjëherë shumë ngadalë po më e rëndësishmja është se dalëngadalë ka filluar të ndryshojë. Edhe pse te ne dhe në shumë vende të tjera një pjesë të madhe të kohës e shpenzojmë duke shikuar numër të madh të recetave, dhe shumë pak kohë kalojmë duke ushtruar atë qe njihet si aftësi klinike. Kjo kohë përfshin kohën që flasim me mjekët në lidhje me ndryshimin e ilaçeve, në përcjelljen mjekimit në spitale, shtëpi shëndeti se bashku me mjekët, infermierët dhe vetë pacientët, këshillimin për medikamentet e reja etj. Farmacistët gjithashtu japin këshilla, mësojnë pacientët rreth përdorimit të barit apo aparateve për aplikin e barnave, si psh te astma farmacisti tregon pacientit se si duhet përdorur inhalatori, shpenzojnë kohë duke i matur presionin e gjakut pacientve, matjen e glukozës në gjak e shumë e shumë këshilla tjera në lidhje me semundjet me aktuale siç janë, sëmundjet seksualisht të transmetueshme, gjendjet e ndryshme depressive e problem tjera qe e shoqerojne secilën shoqëri, gjithnjë duke pasur si motiv mbrojtjen dhe përmirësimin e shëndetit publik.

Roli i farmacistëve në vende tjera ka nisur, të ndryshojë si p.sh. në një krahinë të Kanadasë farmacistëve i’u është dhënë një e drejtë extra me të cilën ata mund të shkruajnë, apo përsërisin barnat për terapitë e sëmundjeve përkatëse për pacientët e tyre. Farmacisti gjatë një kontrolli mjekësor shqyrton, listen e barnave të pacientit që përfshihen në recetë. Kur një farmacist është duke zhvilluar një kontrollë mjekësore, mund të jetë në gjendje të japë barnat që ju keni nevojë. Një farmacist mund të identifikojë ndërveprimet e mundshme me medikametntet e tjera, me ushqimin apo gjëra tjera.

Shkaku i efekteve anësore të barnave, shumë pacientë kanë probleme me gjumin, ndihen të lodhur, kanë dhembje koke e shumë efekte tjera anësore, të cilat mund të vijnë nga një tablete apo kapsule që pacienti merr. Një farmacist mund të jetë në gjendje të japë një bar më të përshtatshëm me më pak efekte anësore, të japë këshilla për barnat të cilat janë të shkruara në recetë.

Në Ontario provincë e Kanadasë nga fondet e qeverisë është duke u financuar një program që paguan farmacistët të cilët ulen me pacientin për 20 apo 30 minuta, për të diskutuar problematikat që lidhen me barnat që ata marrin. Ata gjithashtu paguajnë farmacistët që këtë shërbin ta bëjnë në shtëpinë e pacientit. Për diabetikët, kjo qeveri paguan farmacistin për të, ofruar shërbime të rregullta dhe mbështetjen e pacientit. Këto programe janë mundësi fantastike për farmacistët, të cilët mund të kenë një rol më integral në kujdesin e pacientit.

Ndërsa në një provincë tjetër të Kanadasë në Manitoba nuk paguajnë për këto shërbime, të njëjtat janë falas. Farmacistët luajnë një rol të veçantë në aplikimin e barnave në mjekimin e shumë sëmundjeve si dhe japin këshilla falas për sëmundje të ndryshme si astma (përdorimi i aparatit për inhalim), diabeti (përdorimi i një gjilpëre insuline) dhe shumë konsulta rreth përdorimit të aparaturave të sofistikuara mjekësore. Nëse pacientët dëshirojnë që të bëjnë kontrolle mjekësore dhe konsullta mbi ecurinë e sëmundjes, ne mund ta bëjmë këtë, më mirë se të gjithë edhe ne komoditetin e shtëpisë së klientëve tanë. Nëse jeni me barna të shumta dhe keni pytje me në lidhje me barnat që jeni duke marrë, mos nguroni ne japim keshilla dhe konsulta rreth barnave dhe jemi më se të lumtur për ta bërë këtë.

Punoi: Gëzim Maliqi



Main menu 2