Jump to Navigation

Abuzimi dhe Keqpërdorimi i barnave

Pse disa njerëz abuzojnë me barna te përshkruara në recetë?
Disa njerëz eksperimentojnë me barnat, sepse ata mendojnë se do tu ndihmojnë të kenë më shumë argëtim, të humbasin peshë, të harmonizohen, madje edhe për studim më efikas. Barnat e përshkruara në recetë ndonjëherë mund te shiten në rrugë sikurse edhe narkotikët. Studimet e fundit dhe anketat e bëra në SHBA nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tregojnë se abuzimi me barna është në rritje, ku 20% e adoleshentëve tregojnë se kanë marrë barna pa recetë dhe pa konsultim me mjekun.

Pse? Disa njerëz mendojnë se barnat e përshkruara në recetë janë më të sigurta dhe kanë më pak efekte varësie se drogat (narkotikët) të cilët shpërndahen nëpër rrugë. Mbi të gjitha, këto janë ilaçe që përdoren nga prindërit, baballarët, dhe madje edhe vëllezërit dhe motrat e tyre. Për dikë, përdorimi i barnave për ADHD (çrregullim i përqendrimit të vëmendjes me hiperaktivitet) p.sh. amfetaminë dhe dekstroamfetaminë të cilat përdoren nga ndonjë pacient i afërt ,duket si një mënyrë e mirë për të mbajtur nën kontroll oreksin e tyre. Njerëzit mund të kenë dëgjuar se sa efekte të keqija kanë pilulat për dietë, dhe gabimisht mendojnë se barnat për ADHD mund të jenë më të sigurta.

Por ilaçet janë të sigurta vetëm për individët të cilët në fakt kanë recetë të përshkruar për ta. Për shkak se një mjek ka ekzaminuar këta pacientë dhe ka përcaktuar dozën e duhur të mjekimit për një gjendje të veçantë mjekësore. Mjeku i ka këshilluar saktësisht se si ata duhet të marrin barnat, duke përfshirë edhe gjërat të cilat duhet shmangur kur merren këto barna - të tilla si p.sh. pirja e alkoolit, duhanit, ose marrje e medikamenteve të tjera. Ata gjithashtu janë të vetëdijshëm për efektet anësore potencialisht të rrezikshme dhe mund të monitorojnë nga afër pacientët për këto.

Barnat me të cilat shpesh abuzohet?
1. Opioidet Shembuj: oxycodone (Oxycontin), hydrocodone (Vicodin), dhe meperidine (Demerol) Përdorimi mjekësor: Opioidet janë përdorur për të trajtuar dhimbjet apo lehtësimin e kollit ose diarretë. Mekanizmi i veprimit: Opioidet lidhen për receptorët opioid në sistemin nervor qëndror (tru dhe palcë kurrizore), duke parandaluar trurin nga pranimi i sinjaleve të dhimbjeve.
2. Depresantët e Sistemit nervor qëndror (SNQ) Shembuj: Natrium pentobarbital, diazepam, dhe alprazolam (Xanax) Përdorimi mjekësor: Depresantët e Sistemit Nervor Qëndror (SNQ) përdoren për trajtimin e ankthit, stresit, sulmeve të panikut, dhe çrregullimeve të gjumit. Mekanizmi i veprimit: Depresantet e SNQ ngadalësojnë aktivitetin e trurit duke rritur aktivitetin e neurotransmiterit GABA. Si rezultat i kësaj kemi një efekt qetësues, ose përgjumje të pacientit.
3. Stimulantët Shembuj: Methylphenidate (Ritalin) dhe amfetaminë / dekstroamphetaminë Përdorimi mjekësore: Stimulantët mund të përdoren për të trajtuar narkolepsinë dhe ADHD. Mekanizmi i veprimit: Stimulantët rrisin aktivitetin e trurit, duke rezultuar në vigjilencë më të madhe, vëmendje dhe energji. OTC Barna - “Barna në shitje të lirë” (nga anglishtja “over the counter”- “mbi banak”) janë barnat që përdoren për vetëmjekim dhe shiten në barnatore pa recetën e mjekut. Disa njerëz gabimisht mendojnë se barnat të cilat merren me recetë janë më të fuqishme, sepse mund te merren vetem me anë te recetës se mjekut. Por është e mundur të abuzohet ose të krijohet varësi edhe nga (OTC) medikamentet.
Për shembull, dekstrometorfan (DXM) është gjetur në disa ilaçe OTC kundër kollës. Në doza të larta mund të shkaktojë probleme me shqisat (sidomos në vizion dhe dëgjim), dhe mund të çojë në konfuzion, dhimbje barku, mpirje, dhe madje edhe halucinacione.

Cilat janë rreziqet prej medikamenteve me të cilat abuzohet?
Pavarësisht se a perdorin drogë rruge(street drugs) apo medikamente, abuzuesit e drogave shpesh kanë probleme në shkollë, në shtëpi, me miqtë, ose me ligjin. Gjasat që dikush të bëjë një krim, të jetë një viktimë e një krimi, apo të ketë një aksident është më e lartë kur ai person ka abuzuar me drogë - pa marrë parasysh nëse këto droga janë ilaçe ose narkotikë.
Ashtu si të gjitha rastet e abuzimit me barna, duke përdorur barna pa recetë nga mjeku për arsye të gabuar ka rrezikojnë seriozisht shëndetin e një personi. Abuzimi me opioide mund të çojë në të vjella, ndryshime të gjendjes shpirtërore, rënie të aftësise për të menduar (funksioni njohës), dhe madje edhe funksionim të zvogëluar të sistemit respirator, koma, ose vdekje. Ky rrezik është më i lartë, kur ilaçet si opioidet janë marrë me substanca të tjera si alkooli, antihistaminiket, dhe depresantët e SNQ.
Depresantët e SNQ kanë rreziqe, gjithashtu. Ndalimi i menjëhershëm i përdorimit të tyre ose zvogëlimi i përdorimit të tyre ne mënyrë shumë të shpejt mund të çojë në konvulsione. Përdorimi i SNQ depresantëve me medikamente të tjera, të tilla si qetësues, disa OTC-medikamente, antihistaminikët, apo alkooli mund të ngadalsojnë të rrahurat e zemrës dhe frymëmarrjen, madje mund të jenë fatale për jetën.

Duke marrë doza të medha të stimuluesve (si disa barna per ADHD) mund të shkaktohet një rritje e temperaturës së trupit ose të rrahura të zemres në mënyrë të parregullt. Duke marrë disa doza të larta për një periudhë të shkurtër kohore mund ta bëjë një abuzues të drogës agresiv apo paranojak. Edhe pse nga abuzimi me stimulues ka mundesi të mos vie deri në varësinë fizike, ndjenjat që këto barna u japin njerëzve mund të jenë shkak për të përdorur drogë gjithnjë e më shpesh deri sa të bëhet një zakon që është e vështirë të thyhet.
Ndoshta rezultati më i zakonshëm i përdorimit të barnave pa recete nga mjeku është varësia. Njerëzit të cilët abuzojne me medikamente mund të bëhen të varur po aq lehtë sikur të ishin duke marrë narkotikë. Arsyeja se pse shumë barna duhet përshkruar nga mjeku është për shkak se disa prej tyre shkaktojnë varësi shumë lehtë. Kjo është një nga arsyet se pse mjekët nuk ripërshkruajnë një recetë nëse ata nuk e shohin pacientin - ata duan ta ekzaminojnë pacientin për tu siguruar që ai ose ajo nuk është i varur nga ato barna.

Si mund ta dini nëse jeni të varur nga barnat?
Shumë shenja të ndryshme mund të tregojnë për varësinë nga droga. Shenja më e qartë është ndjenja se keni nevojë patjetër të përdoreni një lloj droge apo substance. Ndryshimet në humor, peshë, apo ndryshimet në interesat tuaja të përditshme janë shenja të tjera të varësisë nga droga.
Është veçanërisht e rëndësishme për dikë që është duke kaluar nëpër fazen e abstinencës nga qetësuesit e SNQ të flasë me një mjek ose të kërkojë trajtim mjekësor. Tërheqja nga përdorimi mund të jetë e rrezikshme kur ajo nuk është e monitoruar. Dy kategorite kryesore të trajtimit të varësisë nga droga janë: tretmanet e sjelljes së pacientëve dhe tretmanet farmakologjike. Trajtimet e mënyrës së sjelljes ju mësojnë njerëzve se si të funksionojnë pa drogë - trajtimin e dëshirave, duke shmangur drogën dhe situatat që mund të çojnë në përdorimin e drogës dhe parandalimin e rikthimit të perdorimit të drogave. Tretmanet farmakologjike përfshijën dhënien pacientëve një lloj të veçantë të ilaçeve për të ndihmuar ata të kapërcejnë simptomat e tërheqjes dhe dëshirat e drogës.

Këshilla për përdorimin e barnave
Si të veprohet nëse një mjek ka përshkruara një ilaç për ju dhe ju jeni të brengosur se a keni krijuar mvaresi? Nëse jeni duke marrë medikamentet në menyren të cilen mjeku juaj ju ka përshkruar, ju mund të qetësoheni: Mjekët përshkruajnë sasinë e duhur në mënyrë që doza të jetë e mjaftueshme për ju. Doza e saktë e barnave do të lehtësojë simptomat tuaja pa krijuar varësi. Nëse një mjek përshkruan një analgjetik, stimulues, ose depresant të SNQ, ndiqni udhëzimet saktësisht.

Përgatiti: Jaser Sofi



Main menu 2