Jump to Navigation

Shumë barna shkaktojnë ëndrra të këqija

Nëse ndonjëherë jeni zgjuar nga ndonjë ëndërr e frikshme, ju mund ta paramendoni ndjenjën e tmerrit që mund të prodhojë. Posa të zgjoheni, ju mund të ndiheni e lehtësuar se makthi juaj nuk ishte i vërtetë. Në anën tjetër, goditja e zemrës dhe imazhet e frikshme mund të ju mbajnë të zgjuar për orë të tëra.

Askush nuk e di se saktësisht se pse njerëzit kanë ëndrra kaq të shpeshta dhe të frikshme. Ankthi, depresioni, humbja e gjumit, çrregullimet posttraumatike të stresit, apnea e gjumit dhe sindroma e këmbëve të shqetësuara të gjitha janë të fajësuara. Një faktor që shpesh nuk vihet re janë barnat. Një numër i çuditshëm i barnave mund të tërheqin makthe. Njerëzit e prekshëm nga ky efekt anësor mund të humbasin gjumin përshkak të përshkrimeve të tyre. Fatkeqësisht, ky komplikim nuk përmendet shpesh. Mjekët shpesh i konsiderojnë ëndrrat e këqija si relativisht të parëndësishme, sepse ato nuk e kërcënojnë jetën. Farmacistët gjithashtu mund të dështojnë të përmendin këtë efekt kur shpërndajnë barnat. Mirëpo për viktimat, ëndrrat e shkaktuara nga ilaçet mund të jenë një makth i vërtetë. Një pacient rrëfen: ”Më është përshkruar Atenolol pasi kisha shtypje shumë të lartë të gjakut. Mirëpo, pastaj kjo më shkaktoj makthe të tmerrshme dhe pagjumësi.”

Një tjetër paciente rrëfen: ”Burri im vuan nga sëmundja e Parkinsonit dhe i është përshkruar levodopë. Ai shpesh më tregon për tregime që vështirë besohen dhe konkludoj se ai po më flet rreth ëndrrave të tij. Dje ai më tha se sikur po qëndronte në një shtyllë shumë të lartë edhe nuk mund të zbriste poshtë”. Sipas një paciente tjetër: ”Unë kam marrë klonidinë në mbrëmje për disa vite për të kontrolluar shtypjen e gjakut dhe skuqjen/nxehtësinë trupore. Makthe nuk kisha në fillim mirëpo ato filluan më vonë dhe bëheshin gjithmonë më të shpeshta dhe më të frikshme saqë ndodhte që t’i kem njëherë çdo javë. Kisha frikë që të shkojë në gjumë sepse frikësohesha se mos po zgjohesha në panik nga ndonjë makth tjetër. Ato nuk mu shfaqen kur ndërpreva marrjen e barit.” Një tjetër pacient kishte probleme me barin Chantix: “Fillova që ta marr Chantix-in pas shumë përpjekjeve të pasuksesshme për të ndërprerë pirjen e duhanit pas një viti e ca.

Mora tabletën e parë në mbrëmje dhe atë natë kisha ëndrrat më të këqija që mund të mbajë mend. Në   natën e tretë ëndrrat u shndërruan në makthe të vërteta pas të cilave zgjohesha i zemëruar dhe i trazuar. U zgjova mëngjesin e ditës së katërt nga një makth tjetër, bashkëshortja ime ishte ende në gjumë duke gërhitur; në një moment më erdhi një mendim se një plumb në kokë do të zgjidhte tërë këtë problem. Pas pak, pasja e mendimeve të tilla filloi të më frikësonte në palcë…”

Chantix është famëkeq për shkaktimin e ëndrrave të këqija. Barna të tjera që shkaktojnë makthe të gjumit janë antibiotikët (Moksifloksacina, klaritromicina, ciprofloksacina, levofloksacina), beta blokatorët  (atenolol, bisoprolol, labetalol, metoprolol dhe propranolol) dhe levodopa për sëmundjen e Parkinsonit etj.

Ankthet e gjumit nuk janë patjetër efekte të parëndësishme minore anësore. Megjithatë ju nuk duhet të ndaloni marrjen e barit papritmas, nëse ëndrrat e këqija po ju mbajnë zgjuar ju lutem diskutojeni këtë çështje me mjekun ose farmacistin.

Përgatiti: Meriton Muriqi



Main menu 2