Jump to Navigation

Kontracepcioni

Kontraceptivët hormonal modern janë shumë të besushëm sa i përket mbrojtjes kundër shtatëzënisë së paplanifikuar. Ata janë poashtu reversibil, p.sh. femra mund të mbetet shtatzënë porsa e ndërpret marrjen e kotraceptivëve, Kjo mundësi që një femër të jetë e aftë për të marrur vendim se kur ajo dëshiron të ketë fëmijë-definitivisht e ka ngritur rolin e femrës ne shoqëri. Falë kontraceptiveve hormonal modern, çiftet sot mund t’i planifikojnë më mirë familjet e tyre dhe të provojnë seksin të sigurtë dhe të vetëdishëm që femra nuk do të mbetet shtatëzanë.

Metoda të ndryshme – recetat individuale
Kontraceptivët hormonal përmbajnë hormone të cilat kanë të njejtat efekte sikurse steroidet seksuale, estrogjenet dhe progesteronet që prodhohen nga trupi i femrës. Ka kontraceptiv hormonal të ndryshëm qe janë në dispozicion. Aty perfshihen kontraceptivët oral ("hapat"), sitemin intrauterine (IUS), unaza vagjinale, implantimet dhe injeksionet. Te gjitha format e kotraceptivëve hormonal duhet të jenë të përshkruar nga mjeku (receta individuale) - personale, zakonisht nga një gjinekolog. Kur e zgjedhni metodën, një kriter shumë i rëndësishëm është mosha e femrës, gjendja shëndetësore, situata e saj aktuale në jetë, dëshirat preferencat e saja personale, po ashtu duhet të konsiderohen edhe pritjet e saj nga kontraceptivët hormonal.
Pikat kyçe ku veprojnë kontraceptivët Kontraceptivët oral Kur njerëzit flasin për kontraceptivët oral (apo hapat) ata zakonisht mendojnë për hapin që permbanë edhe estrogjen edhe progesteron. Progestini e ushtron efektin kontraceptiv, kurse estrogjeni e mban dhe rregullon ciklin menstrual. Ky hap i kombinuar është forma më e përdorur e kontraceptivëve hormonal. Tabletat e kombinuara – qe përmbajnë drospirenone Tabletat e kombinuar janë të ofruar me disa lloje te progestineve. Përveç efektit kontraceptiv, disa progestine kanë efekte të caktuara, si p.sh. progestin- Dospiernone që ngjan ose është e njejt sikurse progesteroni që e prodhon trupi i femres.

Tabletat Progesteronet Drosipernone – jane hapat më të përshkruar në botë sot nga kontraceptivët hormonal. Kohëve të fundit një tablet me nje përmbajtje të vogël të Drospirenone me një regjim të ri administrativ ishte paraqitur në tregjet anembanë botës. Në këtë regjim, këto tableta duhet të pihen për 24 ditë, pastaj të vazhdohet edhe 4 ditë me tableta që nuk kanë përbërje aktive.
Falë vetiveve të mira të Drospirenones dhe avantazhet e regjimit të ri të administrimit, produkti i eliminon luhatjet hormonale tipike dhe simptomet tjera që janë të shoqëruara me kohen kur nuk jeni duke i pirë hapat. Praparati i ri është aprovuar prej disa shteteve anë e mbanë botës si p.sh. SHBA-të, në tri indikacione si: Kontraceptiv Oral, në trajtimin e akneve, si dhe në trajtimin emocional dhe fizik te simptomave te çrregullimit premestrual disforik, që është simptomi më i rrezikshëm i sindromit paramenstrual.

Hapi i ri i kombinuar i bazuar në estradiol
Gjatë 50 viteve të fundit, shumë progestine në forma të reja janë zbuluar për përdorim si kontraceptiv oral, por komponenti Estrogjen ka mbet i njejt-ethinylestradioli. Por, një kontraceptiv oral i ri është në treg që nga Maji i vitit 2009. Komponenti i tij estrogjen ndryshon nga te gjithë kontraceptivët tjerë. Preparati përmban estradiolvalarate që menjëherë tretet dhe bëhet estradiol, sikurse estrogjeni ai që e prodhon trupi i femrës.

Ky bar i ri i kombinon estradiol-valeratin dhe progestinin e tretur në një regjimen ku komponenti estrogjen zvogëlohet gradualisht dhe komponenti progestin rritet gradualisht për një periudhë 26 ditore (tabletat për dy ditë nuk përmbajnë substanca aktive) synimi i këtij regjimeni të dozës është të arrijë një balancë në mes të komponentëve të estrogjenit dhe progestinës dhe të sigurojë kontraceptim të sigurtë, dhe një cikel të kontrolluar mire, në harmoni me trupin e femrës.

Kontraceptioni që përdor Sistemin Intrauterine (IUS)
Sistemi intrauterinë (IUS) përmban një plastikë fleksibile në formën e shkronjës T, që është e rrethuar me cilindra hormonal që gradualisht lëshojnë doza të vogla konstante të hormoneve levonorgestrel (LNG) .
Ky sistem vendoset direkt në miter nga një doktor me shumë kujdes, dhe mund të rrijë aty për 5 vjet. Prezenca e këtij sistemi nuk ndjehet nga femra, dhe ky system mund të terhiqet nga doktori kur ajo dëshiron (kur ajo don të lind femijë). Efekti kontraceptiv që përmban ky sistem, ndryshon nga të gjithë kontraceptivët tjerë. Cikli menstrual i femrës dhe procesi i ovulimit mbesin të pandryshuar totalisht. Ky lloj i veprimit i sistemit është i bazuar në efektet lokale të hormoneve. Ky sistem shkakton rritjen e fërkimit të molekulave te mukusit cervikal, kështu që cerviksi bëhet i pa penetrueshem nga sperma e mashkullit , që tani nuk mund të arrijë deri tek uterusi (mitra).

Këshillë për pacientët!
Çdo trup reagon ndryshe ndaj medikamenteve. Kështu që është e pamundur të tregojmë se cili medikament reagon tek ju më së miri, prandaj ju lusim qe paraprakisht të konsultoheni me një profesionist !!!

Përgatiti: Lirika Zhubi & Rozafa Pireva



Main menu 2