Jump to Navigation

Roli i Farmacistit në Parandalimin e Rezistencës në Antibiotik

Antibiotikët dhe vaksinat janë padyshim ndër zbulimet më të rëndësishme në historinë njerëzore. Përdorimi i tyre ka shpëtuar jetë të panumërta nga infeksione që dikur ishin vdekjeprurëse. Në kontrast me medikamentet që ndryshojnë proceset biokimike të njeriut, të tilla si ato që ndikojnë në kaskadën e koagulimit apo shkallën e punës së zemrës, antibiotikët janë të angazhuar në një luftë me një armik që kunderpërgjigjet në luftë, pra krijon mekanizma që të mund të luftojë antibiotikët. Bakteriet ndryshojnë veten e tyre për t’i rezistuar efekteve të antibiotikëve, duke i lejuar kështu vetës të shumohen dhe të vazhdojnë përhapjen e sëmundjes. Kjo çështje është bërë një nga problemet shëndetësore më urgjente të vendit, si dhe përmasat e saj janë duke u rritur. Në mënyrë që të luftojmë rezistencën në antibiotikë dhe të ruajmë barnat tona të mrekullueshme të cilat janë arma jonë e fundit, farmacistët duhet të kenë njohuri në lidhje me çështjen dhe të përfshihen në mënyrë aktive në procesin e zgjidhjes së problemit.

Rritja e rezistencës në antibiotik
Sipas qendrës për konrollin dhe parandalimin e sëmundjeve (CDC), çdo vit rreth 2 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara marrin infeksione bakteriale gjatë qëndrimit të tyre në spital dhe mbi 70% e baktereve që shkaktojnë këto infeksione janë rezistente ndaj të paktën një nga barërat që përdoren zakonisht për të trajtuar ato.
Kjo rezistencë bakteriale përfshin jo vetëm bakteriet e njohura si methicillin-resistant Staphylococcus aureus (MRSA) dhe Pseudomonas aeruginosa, por edhe shtamet e Klebsiella pneumoniae të cilat kanë zhvilluar rezistencë në të gjithë beta-laktamikët që kemi në dispozicion.

Mungesat në zhvillim
Ndoshta më shumë shqetësuese se rritja e rezistencës në antimikrobik është rënia në kërkimin dhe zhvillimin e antibiotikëve të rinj. Që nga viti 2009, nuk ka klasa të reja të antibiotikëve që janë në fazën e fundit të zhvillimit.
Ka shumë arsye për mungesën e zhvillimit të antibiotikëve. Antibiotikët zakonisht merren vetëm për një kohë të shkurtër, e cila nuk garanton fitim të konsiderueshëm për kompanitë farmaceutike.
Përveç kësaj, hulumtimet klinike për antibiotikët nuk janë të lehta. Vështirësia në gjetjen pacientëve me infeksione të shkaktuara nga mikroorganizmat që na interesojnë është një tjetër shqetësim, gjithashtu kërkimet klinike në trajtimin e baktereve rezistente janë edhe më të vështira për tu studiuar.

Roli i farmacistit
Roli i farmacistit në luftimin dhe parandalimin e sëmundjeve infektive është thelbësor, pasiqë antibiotikët dhe regjimet e vaksinave bëhen gjithnjë e më të ndërlikuara për shkak të ndryshimit të vazhdueshëm të epidemiologjisë së infeksioneve. Rënia në zhvillimin  e barërave të rinj e bën ruajtjen e antibiotikëve që aktualisht kemi në dispozicion të një rëndësie të madhe, duke theksuar kështu rolin që farmacistët luajnë në maksimizimin e dobisë së barnave që kemi në dispozicion. Ndërsa trajnime të mëtutjeshme mbi sëmundjet infektive mund të jenë të nevojshme që edhe farmacistët të luajnë rol në parandalimin e rezistencës në antibiotik.

Farmacistët urë lidhëse mes mjekëve dhe pacientëve
Farmacistët kanë një nga rolet më të rëndësishme për të ndërhyrë dhe për të parandaluar përdorimin e panevojshëm të antibiotikëve, i cili është i lidhur fuqishëm me rezistencën në rritje. Pacientët shpesh së pari shkojnë në farmacinë e bashkësisë së tyre për të kërkuar këshilla në lidhje me infeksionet dhe medikamentet pa recetë për të lehtësuar simptomet e tyre. Farmacistët mund këshillojnë pacientët për infeksionet virale, dhe tu tregojnë për mos dobinë e antibakterialëve në këto raste, si dhe mund të rekomandojë produktet e përshtatshme pa recetë për kujdesin mbështetës. Natyrisht, farmacistët duhet t’i sygjerojnë pacientët që të vizitohen tek një mjek nëse një infeksion bakterial është i dyshimtë, pacienti është i sëmurë rëndë apo gjendja e tij është komplikuar, poashtu nëse infeksioni është i zgjatur

Edukimi
Farmacistët mund të jenë aktiv në edukimin e publikut në lidhje me praktikat e rëndësishme të kontrrollit të infeksionit siç janë higjiena në përgjithësi, higjiena e duarve, etika në kollitje, vaksinimi, qëndrimi në shtëpi kur jeni sëmurë. Mjete të ndryshme janë në dispozicion online për të mbështetur në këto përpjekje farmacistët. Farmacistët mund të hyjnë dhe të shtypin materiale dhe këshilla se si të komunikojnë me pacientët për infeksionet respiratore virale, përdorimin e duhur të antibiotikëve, si dhe tema të tjera relevante që kanë të bëjne me mbrojtjen e shëndetit publik.

Konkluzione
Farmacistët kanë përgjegjësi për të ndihmuar në luftën kundër rezistencës antimikrobike. Ata kanë njohuri dhe burimet në maje të gishtave të tyre për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të vepruar.
Farmacistët e komunitetit luajnë një rol të rëndësishëm në luftimin e rezistencës në antibiotik si vija e parë e praktikuesve që mund të edukojnë dhe të vaksinojnë pacientët. Pa ndonjë ndërhyrje serioze, ne jemi duke ardhur në fund të ditëve, ku 10 antibiotikë të ndryshëm mund të shfrytëzohen për të trajtuar një infeksion të rëndë me E.coli.
Nëse ne nuk e përvetësojmë këtë problem tani, ai me siguri do të jetë problemi ynë më vonë kur do të na kërkohet se cili antibiotik të përdoret për një infeksion pan-rezistent të E coli dhe përgjigja jonë fatkeqsisht do jetë: ASNJËRI.

Punoi: Drin Vula



Main menu 2