Jump to Navigation

Aminol 50mg (tableta)

Informacion për pacientët: nëse keni pyetje të tjera, ju lutemi drejtohuni tek mjeku ose farmacisti. Ky bar është përshkuar për ju personalisht prandaj nuk duhet t’ua jepni të tjerëve. Ai mund të jetë i dëmshëm për ta edhe nëse symptomat e tyre janë të njëjta me tuajat.
Përmbajtja e substancave aktive: 50,0 mg atenolol. Përmbajtja e substancave ndihmese: karbonati i magneziumit,stearati i magnezijumuit,natrium lauril sulfati, xhelatin

1.Çka është AMINOL tableta dhe për çka përdoret
Aminoli eshte beta bllokator kardioselektiv i receptorëve beta1 adrenergjikë i cili ngadalson punën e zemrës si dhe zvoglon volumenin goditës të zemrës, largon dhembjen anginoze, pengon paraqitjen eventuale të aritmisë si dhe normalizon ritmin e zemrës.
Përmbajtja: 1 tabletë përmban: 50,0 mg atenolol.
Paketimi: Kuti me 20 tableta perj 50 mg.

Si vepron AMINOL® tableta
Atenololi është beta bllokator kardioselektiv i receptorëve beta1 adrenergjikë, kurse veprimi në receptorët beta2 adrenergjikë, të lokalizuar në muskujt e lëmuar të bronheve dhe muret e enëve të gjakut vepron vetëm në doza të mëdha. Atenololi me bllokimin e beta receptorëve adrenenergjikë ka veprim inotrop, kronotrop dhe dromotrop negativ në zemër. Vepron në sistemin konduktiv të zemrës ashtu që ngadalëson AV përcjelljen. Inhibon lirimin e reninës. Me marrjen e gjatë zvogëlohet rezistenca vaskulare periferike. Për shkak të vëllimit të vogël të distribuimit, atenololi nuk ka veprim stabilizeus në membranë, si dhe veprim parcial agonistik simptomatik.

Kur përdoret AMINOL® tableta
Çka duhet të dini para se të përdorni
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.
- Hipertensioni arterial (si i vetëm ose në kombinim me antihipertensivë të tjerë)
- angina pektoris
- çrregullimi i ritmit të zemrës, gjegjësisht aritmitë supraventrikulare, fibrilacioni i atriumit dhe takikardia ventrikaulare
- profilaksa e riinfarktit të zemrës (te të sëmurët stabilë klinikë të cilët kanë përjetuar infark akut të miokardit, me qëllim të zvogëlimit të moratalitetit dhe incidencës së riinfarktit) kardiomiopatia hipertrofike tireotoksikoza dhe migrena - për shërim shtesë

Kur nuk duhet ta përdorni AMINOL® tableta
- ndjeshmëria në atenolol
- insuficienca e dekompenzuar e zemrës
- shoku kardiogen
- AV blloku - shkalla II dhe III
- bradikardia sinusale e rëndë (frekueca e zemrës < 45/min)
- hipotensioni (shtypja sistolike < 100 mmHg)

Përkujdesjet
Aminoli duhet të jepet me kujdes të madh te pacientët me bronhospazmë, astmë ose sëmundje trashëguese obstruktive të traktit respirator. Te diabetikët dhe te të sëmurët me hipertireozë, atenololi mund të maskojë simptomet e sëmundjes. Te pacientët me dëmtim renal duhet përcjellë vlerat e kreatininës në serum, gjegjësisht klirensin e kreatininës dhe në rast nevoje duhet të zvogëlohet doza. Anestetikët me verpim deprimues në miokard duhet të jepen me kujdes te të sëmurët të cilët trajtohen me atenolol.
Terapia me këtë bar nuk duhet të ndërprehet menjëherë, por bëhet gradualisht për dy javë. Në të kundërtën mund të vjen deri te keqësimi themelor i sëmundjes.
Marrja e AMINOL®tableta me ushqimin dhe pijet
Marja e Aminolit se bashku me pijet alkoolike do të rezultojë me rënie të konsiderushme te tensionit të gjakut.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun ose farmacistin para se të filloni të merrni ndonjë bar.
Atenololi kalon nëpër barrierën placentare dhe gjatë shtatzënisë duhet dhënë vetëm nëse mjeku vlerëson se është me ineteres potencial për nënën dhe anashkalohet rreziku i mundshëm për frytin. Atenololi sekretohet edhe në qumësht të nënës, prandaj nuk duhet dhënë gjatë gjidhënies, ose duhet ta ndërprejnë gjidhënien.

Efektet mbi aftësinë për të drejtuar automjetin dhe për të përdorur makineri
Ky bar nuk ndikon në aftësitë psikofizike të pacientit

Në çka duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut. Bllokatorët e kanaleve të kalciumit mund të potencojnë veprimin antihipertensiv të Aminolit dhe veprimin e tij negativ dromotrop. Marrja e njëkohshme e beta bllokatorëve me simpatomimetikët mund të ketë inhibim të dyanësh të verpimit terapeutik. Atenololi mund të rritë veprimin hipoglikemik të insulinës.

3. Si përdoret AMINOL® tableta
Nëse vëreni se efekti i barit është shumë i forte ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.
Dozimi i Aminolit është individual.
Hipertensioni: trajtimi fillon në dozë prej 50 mg një herë në ditë. Pas trajtimit dyjavor, nëse është e nevojshme, doza mund të rritet në 100 mg në ditë. Veprimi antihipertensiv mund të shpejtohet me marrjen e njëkohëshme të antihipertensivëve tjerë (psh. lizinopril) Angina pektoris: trajtimi fillon në dozë prej 50 mg një herë në ditë, e më pas në periudhë prej 7 ditësh,
varësisht nga ndikimi terapeutik, doza mund të rritet në 200 mg në ditë. AMINOL-i mund të kombinohet me diuretikë dhe vazodilatatorë periferikë.
Profilaksa e riinfarktit të zemrës: 100 mg në ditë
Indikacionet e tjera: doza e zakonshme fillestare është 50 mg në ditë. Varësisht nga gjendja e ndikimit të dozës terapeutike mund të rriten në 200 mg në ditë.
Dozimi te të sëmurit me fuksion të zvogëluar të veshkeve:
Klirensi i kreatininës doza më e lartë e atenololit
Ml/min mg
>35 100 mg
15 -35 50 mg në ditë ose 100 mg çdo të dytën ditë
< 15 50 mg çdo të dytën ditë ose100 mg në çdo 4 ditë
Të sëmurëve në hemodializë, pas çdo dialize duhet shtuar 20 - 50 mg atenolol nën kontrrollin e mjekut  në institucionin shëndetësor, sespse mund të ulet shtypja e gjakut.

Nëse keni marrë më shumë barë se është dashur
Nëse keni marrë dozë më të madhe të AMINOL® tableta menjëherë bisedoni me mjekun Tuaj ose farmacistin.
Nëse keni harruar që të merrni AMINOL® tableta
Asnjeherë mos e merrni dozën e dyfishtë për të plotësuar atë që keni kapërcyer përdorimin e barit!
Nëse përdorni AMINOL® tableta më shumë se sa duhet
Nëse keni marrë një mbidozë, këshillohuni menjëherë me mjekun ose farmacistin!
Simptomat e mbidozimit janë letargjia, bradikardia, pengesa në përcjellje e impulseve, dobësim i zemrës, hipotension, bronhospazëm, hipoglikemi.
Në rast të mbidozimit rekomandohet tretmani simptomatik dhe kauzal.
Trajtimi kauzal: bradikardi – atropinë intravenoz; insuficienca e zemrës - digitalis, diuretikë; hipotension - dopamin ose norepinefrinë intarvenoz; bronkospazëm –aminofilinë intravenoz; hipoglikemi – glukozë intravenoze.

Nëse haroni të merrni AMINOL® tableta
Kurrë mos merrni dozë të dyfishuar për të zëvendësuar dozën e harruar.

4. Efektet anësore të mundshme
Si të gjitha barnat e tjera, edhe AMINOL® tableta mund të shkaktojë efekte anësore.
Nëse vëreni çfarëdo simptome të cilat do të mund të jenë reakcion i padëshiruar nga AMINOL ® tableta, e nuk janë përmendur në këtë udhëzim, informojeni mjekun Tuaj ose farmacistin!
Shumica e efekteve të padëshiruara janë periodike dhe kalimtare. Shpesh paraqiten puçërra, bradikardi, kokëdhembje, mundime dhe çrregullim i gjumit. Efektet tjera të padëshiruara mund të jenë: ulja e vëllimit minutor, dekompenzim i zemrës, zgjatja e përcjelljes atrioventrikulare, zvogëlimi i tolerimit të glukozës.

5. Ruajtja dhe afati i përdorimit
Ruajtja
Mbajeni larg fëmijëve
Afati i përdorimit: Bari nuk duhet përdorur pas kalimit të afatit të përdorimit të shënuar në paketim.

Mënyra e dhënies së barit
Bari ipet me recetë të mjekut.



Main menu 2