Jump to Navigation

Eritropoietina dhe rregullimi i prodhimit të eritrociteve (rruazave të kuqe të gjakut)

Eritropoietina është një hormon i prodhuar nga veshkat si përgjigje ndaj zvogëlimit të prurjes së oksigjenit (me anë të gjakut) në veshka.
 
Hormoni eritropoietinë rregullon, si përqëndrimin e hemoglobinës ashtu edhe përqëndrimin e pjesshëm të oksigjenit, në qarkullimin e ghakut.
 
Kur prurja e oksigjenit në veshka bie, qoftë edhe në masë të vogël, qelizat intersticiale të kores së veshkës prodhojnë dhe sekretojnë eritropoietinën. Eritropoietina mbërrin me anë të qarkullimit të gjakut  në palqën e kockave ku stimulon procesin e gjakpërftimit (eritropoiezën).
 
Ky lloj rregullimi, nga ana e eritropoietinës kryhet me një imtësi të atillë saqë zakonisht përqëndrimi i hemoglobinës qarkulluese është mjaft stabël, pra nuk luhatet shumë.
 
Prodhimi i eritropoietinës duket se stimulohet, apo më mirë të them, kontrollohet nga përqëndrimi lokal i radikalëve të oksigjenit në koren e veshkës.
 
Ekziston një lloj anemie – që është e ndërlidhur me pamjaftueshmërinë veshkore kronike – ku përqëndrimi i hemoglobinës në qarkullim mund të zbres nën 50 g/l; kjo për shkak të prodhimit të pakët të eritropoietinës nga ana e qelizave intersticiale të veshkës.


Main menu 2