Jump to Navigation

Kafazi i kraharorit

Kafazi i kraharorit është një strukturë e trupit të njeriut (dhe jo vetëm) e përbërë nga dërrasa e kraharorit apo thënë ndryshe edhe kriskulli (apo sternumi) dhe brinjët. Brinjët nga ana e tyre lidhen me segmentin e shtyllës kurrizore që i përket kraharorit.
 
Dërrasa e kraharorit është e përbërë nga dy pjesë kryesore, timoni dhe trupi. Timoni i dërrasës së kraharorit lidhet me klavikulën (e majtë dhe të djathtë). Trupi i dërrasës së kraharorit (kriskullit) lidhet me brinjët (çiftet e brinjëve). Trupi i dërrasës së kraharorit (kriskullit) përfundon me majë.
 
Në total janë 12 çifte brinjësh. Shtatë çiftet e para të brinjëve lidhen drejtëpërdrejtë (me anë të indit kërcor) me kriskullin (dërrasën e kraharorit). Këto quhen binjë të vërteta (brinjët e vërteta). Çifti i tetë, i nëntë dhe i dhjetë, lidhen me kriskullin (dërrasën e kraharorit)  me ndërmjetësimin e indit kërcor të çiftit të shtatë të brinjëve.Çifti i njëmbëdhjetë dhe i dëmbëdhjetë i brinjëve nuk lidhen me kriskullin, por qëndrojnë të lira duke u fiksuar vetëm në shtyllën kurrizore. Këto pesë çifte të brinjëve, nga çifti i tetë tek ai i fundit, i dymbëdhjeti, quhen binjë të pavërteta (brinjët e pavërteta).
 
Hapësira mes dy brinjëve të njëpasnjëshme quhet hapësira ndërbrinjore dhe është e zënë nga shtresa mushkujsh, enë gjaku (arterie dhe vena) dhe nerva (fije nervore). Muskujt ndërbrinjëre janë ndër muskujt që marrin pjesë në procesin e frymëshkëmbimit. Janë, pra, muskuj të frymëmarrjes dhe frymënxjerrjes, së bashku me diafragmën(që është muskuli kryesor).
 
Krafazi i kraharorit ka funksion mbrojtës ndaj organeve të brendshme që gjenden në zgavrën e kraharorit. Organet që mbrohen janë zemra, mushkëritë por dhe struktura të tjera nën diafragmatike.


Main menu 2