Jump to Navigation

Kumbulla gjatore

Në mjekësinë popullore përdoren më tepër frutat dhe farat e bërthamave. Frutat mund të përdoren të freskëta, por edhe të thata, pasi thahen më parë në diell dhe në vende të pastra. Vetitë dietike dhe fitofarmaceutike të kumbullës gjatore janë të shumta. Frutat e kumbullës gjatore përmbajnë rreth 18 për qind sheqer në trajtë fruktoze, sasi të konsiderueshme vitaminash A, B1, B2; kripëra minerale të kalciumit, kaliumit, hekurit, magnezit.

Konsumohen të freskëta, të thata ose të përpunuara si reçel, marmelatë, shurup, komposto, taki etj. Frutat e kumbullës gjatore janë të shijshme, aromatike, e të tretshme dhe pëlqehen më tepër se llojet e tjera të kumbullave. Ato kanë veti të mira diuretike dhe rekomandohen për t’i përdorur ata që vuajnë nga veshkat, nga zemra, nga kapsllëku dhe nga hemorroidet. Bërthamat e kumbullave gjatore janë qetësuese dhe përdoren kundër krimbave të zorrëve. Kumbullat gjatore, si fruta janë shumë të dobishme dhe të pranueshme nga stomaku, kanë veti të mira tretëse, freskuese, janë pastruese të lehta të aparatit tretës, pasurojnë gjakun me elemente të reja dhe luftojnë aneminë. Përdoren me sukses kundër sëmundjeve të mëlçisë.



Main menu 2