Jump to Navigation

Mushmolla

Mushmolla është një pemë e përhapur jo vetëm në vendin tonë por edhe në Evropë, ndërkohë që shumë pak njerëz janë në dijeni për efektet kuruese që ajo ka. Ajo vjen nga familja Hippophae Rhamnoides (seaberry-ose sea-buckthorn). Mushmolla është një është një nga bimë e një nënklase të trëndafilit (maloideae). Ndryshe quhet Mespilus Germanica dhe ka filluar të kultivohet në zonën e detit Kaspik që para 3000 vitesh.

Ndërsa në Greqi është njohur në vitin 700 P.K , teksa në Romë në 200 P.K. Ka qenë një nga frutat e rëndësishme në kohën e perandorisë romake megjithëse tashmë ka filluar të kultivohet përherë e më pak. Frutat e saj janë të vogla në ngjyrë kafe të zbehtë dhe brenda përbëhen nga disa bërthama të forta. Ajo është një pemë që njihet dhe kultivohet pothuajse në të gjithë trevat e vendit tonë. Përveç shijes së mirë kjo pemë ka po dhe aq të mira mjekësore. Mushmolla ka gjetur përdorim të gjerë kundra qelbwzimeve dhe njihet si vrasëse mikrobesh. Ajo është një frut qetësues dhe rekomandohet të përdoret edhe në mjekimin e plagëve. Efekte pozitive mushmolla ka dhënë edhe kur përdoret si maskë për fytyrën.



Main menu 2