Jump to Navigation

Fruti Guarana

Guarana është një tjetër frut tropikal që ka gjetur përdorim të gjerë në mjekësinë popullore falë vlerave të saja kurative. Ajo përmban proteina, yndyra të bimëve dhe karbohidrate të nevojshme për funksionimin e organizmit. Në sajë të përbërësve të sajë guarana ka cilësi terapeutike, energjetike dhe freskuese. Ajo është aktivizues natyror i depove energjetike. Bën rregullimin natyror të baraspeshës së punës të organeve të brendshme. Në mënyrë nxitëse ndikon në metabolizmin bazik duke i harxhuar yndyrat e grumbulluara. Guarana i adapton dhe stimulon organet për përballimin e mundimeve të rënda fizike. Rrit koncentrimin dhe ruan freskinë mentale.

Ëmbëlson lodhjen dhe kthen forcën. Pengon arteriosklerozën dhe ndryshimet e enëve të gjakut si dhe normalizimin e tensionit të gjakut. Pastron sistemin e gjakut, përmirëson qarkullimin e tij dhe në këtë mënyrë qetëson dhimbjet e kokës dhe të migrenës. Qetëson problemet menstruale. Vitalizon organizmin, sidomos në mëngjes. Ngadalëson plakjen e qelizave Rregullon punë e zorrëve dhe qetëson sekretimin dhe ndezjen e zorrëve. Ndikon në sistemim e mesëm nervor njësoj si kafja, por me më shumë efekt.



Main menu 2