Jump to Navigation

Qitro

Qitro eshtë një frut me origjinë greke, në pamje të parë ngjan me portokallin, por ka një shije më të athët se agrumi tjetër i ngjashëm. Aktualisht ky frut është i përhapur edhe në vendin tonë dhe pakkujt mund ti ketë shkuar në mendje se sa vlera kuruese ai ka. Mjekësia popullore tregon se kjo lloj frute, e cila piqet plotësisht gjatë stinës së vjeshtës, ndihmon veçanërisht në tretjen e ushqimit. Gjithashtu, qitro pakëson rrjedhjen e gjakut nga mishi i dhëmbëve, si dhe shëron ftohjen dhe bën të mundur stabilizimin e kolesterolit.

Ky frut rekomandohet të përdoret nga personat që kanë mangësi me sheqerin, pasi ndikon në rritjen e nivelit të tij në organizëm. Ndërsa për të gjithë ata persona të cilët kanë vështirësi në tretjen e ushqimit, rekomandohet të përdoret këshilla që vijon. Merren 100 gramë rrënjë qitro zihen në 500 ml ujë derisa të avullohet gjysma e tij. Lëngu i përfituar, pasi filtrohet, përzihet me një sasi të barabartë vere të kuqe të vjetër. Nga ky lëng këshillohet të merren një deri në dy gota në ditë. Edhe pse në shije jo fort e ëmbël, qitro iu rekomandohet edhe personave që e kanë nivelin e sheqerit të ulët. Pasi në përbërjen e tij, fruta ka shumë glukozë.



Main menu 2