Jump to Navigation

Ananasi

Ananasi është një frut tropikal më një shijë shumë të shijshme dhe gjendet në treg edhe në vendin tonë. Ju mund ta keni shijuar atë si frut në kokteje të ndryshëm pa e ditur se përdorimi i tij ka një rol të rëndësishëm në organizëm. Ananasi është fruti që ndihmon në forcimin e kockave, në përmirësimin e gjendjes shëndetësore gjatë gripit, si dhe ndihmon në parandalimin e problemeve dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Edhe pse është pak e vështirë ta ndash frutin nga lëkura, rëndësia qëndron te përbërësit që ky fryt përmban. Ananasi ka vlera të shumta për shëndetin e njeriut, sidomos për forcimin e kockave, pasi është një frutë shumë i pasur me vitaminë C. Fillimisht duhet theksuar se është tepër e rëndësishme që fruti të jetë i freskët dhe kjo gjë dallohet tek gjethet e tij. Ato nuk duhet të jenë aspak të zverdhura, por në një jeshile sa më të errët. Në sajë të përbërësve të tij ananasi vepron në organizëm si dizintoksikues (largon helmet nga organizmi), diuretik (shkarkon ujërat e tepërta në organizëm), dhe antiinflamator. Efektet e tij kuruese janë se ky frut shërues lufton të gjitha format e celulitit, edemave (ënjtjet).



Main menu 2