Jump to Navigation

Banania

Banania megjithëse një frut tropikal gjendet lehtësisht edhe në tregun tonë vendas. Edhe pse konsumohet shumë të paktë janë ata që i dinë të gjitha efektet e saj kuruese. Banania është një ilaç natyral për shumë sëmundje. Nëse e krahasojmë atë me një mollë, ajo ka 4 herë ma shumë proteinë, 2 herë më shumë karbohidrate, tri herë më shumë fosfor, pesë herë më shumë vitaminë A dhe hekur, 2 herë ma shumë vitamina tjera dhe minerale. Ajo është gjithashtu e pasur me potasium dhe është ushqimi me vlerat më të mira. Bananet përmbajnë tri sheqerna natyrale: sukrozën, fruktozën dhe glukozën e kombinuar me fibër (lloj substance). Banania jep energji të qëndrueshme dhe substanciale. Studimet e bëra kanë vërtetuar se vetëm dy banane kanë mjaft energji për një veprimtari pune 90 minutëshe.

Duke qenë se ky frut ka shumë veti kuruese nuk është çudi pse ajo njihet si pema e numër një në botë. Por nuk është vetëm energjia ajo të cilën e ofron bananias për të na ndihmuar që të jemi të shëndetshëm. Ajo gjithashtu mund të ndihmojë në mënjanimin, mposhtjen dhe parandalimin e një numri të konsideruar të sëmundjesh duke shtuar dietën e ushqimit pasi vetë ajo është një mjet i pasur ushqyes.



Main menu 2