Jump to Navigation

Kivi

Fibrat e kivit mbajnë gjallë dhe aktive florën bakteriale të zorrës duke rregulluar funksionet e saj, ndërsa ekstrakti i kivit e fuqizon në mënyrë natyrale efektin. Një rol të rëndësishëm ky frut jep në rregullimin e problemeve me zorrët. Fibrat vegjetale në bashkëpunim me lëngun koncentrat të kivit, me pasuritë e tij që dihen, favorizojnë një normalizim të transitit të zorrëve, qoftë ky i përshpejtuar apo i ngadalësuar. Forma e saj e lëngshme gati për tu pirë dhe shija shumë e mirë e kivit është praktike dhe përshtatet për të gjithë. Ilaçi bimor i përbërë nga kivi (Cotifibra) ka një përmbajtje të lartë të fibrave vegjetale në çdo bustinë.

Cotifibra nuk përmban konservues as ngjyrues dhe është 100 për qind me origjinë natyrale. Si normë këshillohet një bustinë në ditë, preferohet në mëngjes, për cikle të paktën 12 ditore. Produkti mund të konsumohet në formën që është, ose i përzierë në lëngje frutash ose kos. Për trajtimin e kolesterolit dhe trigliceridit, në parandalimin e osteoporozit favorizon thithjen e kalciumit dhe magnezit si dhe tretjen. Përdoruesit: fëmijët, në njerëzit që nuk e pranojnë qumështin, në raste shtatzënie, për të moshuarit etj.



Main menu 2