Jump to Navigation

Vishnja

Për qëllime mjekësore përdoren frutat dhe bishtat e tyre të thara. Frutat grumbullohen në periudhën e pjekurisë dhe thahen në vende të ajrosura. Bishtat thahen në hije, ato kanë ngjyrë të gjelbër të murrme, pa erë, me shije të hidhur. Gjithashtu përdoret lëvorja e degëve dhe goma e vishnjes. Frutat e vishnjes janë të shijshme, ato përdoren për konsum të freskëta dhe të përpunuara në trajtë reçeli, kompoti, prevedeje, likernash etj. Frutat kanë vlera të mira ushqyese: ato përmbajnë rreth 9 për qind sheqerna.

Acide organike me shumicë, vitamina A, C, P, PP, B1, B2 etj. Bishtat e frutave kanë gjetur përdorim të mirë për arsye të vetive të tyre diuretike dhe rrudhëse. Me to janë luftuar me sukses gurët dhe rëra e veshkave. Frutat e vishnjes janë freskuese, shuajnë etjen, pranohen mirë nga stomaku, ndihmojnë tretjen dhe, kur përdoren në mënyrë sistematike, ndikojnë në shërimin e sëmundjeve të mëlçisë, pastrojnë gjakun duke e pasuruar atë me elemente të reja dhe luftojnë aneminë. Frutat e vishnjes kanë veti diuretike, ato këshillohen t’i konsumojnë ata që vuajnë nga veshkat. Vishnja ka të gjitha vlerat ushqimore e dietike dhe vetitë farmaceutike që ka qershia, por ajo i ka më të theksuara vetitë rrudhëse e freskuese.



Main menu 2