Jump to Navigation

Ulliri

Në mjekësinë popullore përdoren lëvorja e drurit, gjethet, frutat dhe vaji i ullirit. Vaji i ullirit përdoret gjerësisht për vlerat e larta dietike dhe mjekësore. Gjethet e ullirit dhe lëvoret e degëve përmbajnë taninë dhe kanë shije të hidhur. Ato kanë veti rrudhëse, tonike dhe antipiretike. Përdoren me rezultate shumë të mira kundër arteriosklerozës, tensionit të lartë të gjakut, dhe në rastet e sëmundjeve me temperaturë; ato kanë veti diuretike dhe pakësojnë sasinë e sheqerit në gjak. Në mënyrë të posaçme çaji me gjethet e ullirit ka dhënë rezultatet të mira në uljen e tensionit të gjakut te personat që vuajnë nga hipertonia. Kokrrat e ullirit bëjnë mirë kur i konsumojnë ata që vuajnë nga sëmundja e sheqerit. Është e këshillueshme që diabetikët të hanë sidomos kokrra jeshile, të cilat shuajnë etjen që shkakton diabeti.

Vaji i ullirit tretet mirë dhe rekomandohet për sëmundjet e mëlçisë, është qetësues dhe pakëson dhimbjet. Ndihmon në nxjerrjen e gurëve të fshikëzës së tëmthit. Edhe në krizat e veshkave, vaji i ullirit qetëson dhimbjet dhe lehtëson rënien e gurëve nga veshkat. Në mjaft raste ka dhënë rezultate të mira kundër ulcerës së stomakut.



Main menu 2