Jump to Navigation

Rrushi

Rrushi ka veti të mira ushqimore e dietike. Fruta përmban sasi të konsiderueshme sheqeri, që arrin deri në 25 për qind, acide organike, kripëra të kalciumit, të hekurit, mjaft vitamina, si vitaminë B dhe kryesisht C, lëndë tanike etj. Edhe gjethet e hardhisë janë të pasura me sheqer, lëndë tonike, karotinë, acide organike etj. Rrushi ose lëngu i tij përdoret gjerësisht për qëllime terapeutike. Një lëng rrushi u sjell shumë dobi reumatikëve ose artrikëve (që vuajnë nga podaagra dhe sëmundjet e kyçeve.).

Rrushi ka veti të mira diuretike; ai këshillohet të përdoret nga ata që kanë gurë në veshka, që vuajnë nga nefritet (acarim i veshkave), ata që kanë gurë në mëlçi dhe në fshikëzën e tëmthit. Rrushi nuk rekomandohet të përdoret për diabetikët, sepse përmban shumë sheqer, për ata që vuajnë nga sëmundjet e zemër, si insuficiencë kardiake, nga tensioni i lartë i gjakut, në rastet e heqjes së barkut, në ulçera si dhe nga personat e majmur shumë. Rrushi përdoret me efekt edhe nga ata që kanë vuajtur nga pleuriti, bronkiti kronik, në rastet me astma bronkiale të formës së lehtë e të mesme, si dhe në sëmundjet e mushkërive.



Main menu 2