Jump to Navigation

Faktoret e riskut per kancerin colo rektal

Anamneza personale per kancer:
Personat me anamneze te merparshme per Ca te colonit si dhe femrat me histori per :
- Ca ovar
- Ca uterusi
- Ca mamae.

Histori familjare per Ca colo-rectal
Polipoza adenomatoze familjare, e cila ka risk gati 100% per zhvillimin e Ca colo-rectal mbi moshen 40 vjec neqoftese nuk trajtohet.
Ca colorectal jopolipoid joereditar (HCNPCC) ose sindromi Lunch.

Duhani
Risku i kancerit prej duhanit rritet ne menyre progresive ne baze te sasise se duhanit te konumuar. Sipas nje sondazhi te Shoqates Amerikane te Kancerit u pa se grate duhanpirese kane 40% me shume rrezikshmeri vdekje nga kanceri colorektal sesa ato qe nuk kane pire kurre duhan. Nderkohe qe per burrat risku rritet me 30% nga duhanpirja.

Dieta
Studimet tregojne se nje diete epasur ne mish te kuq dhe e varfer ne fruta, perime, pule dhe peshk rrit rrezikun e shfaqjes se kancerit colorektal. Ne qershor 2005 nje studim i Organizates Europiane per kancerin dhe ushqimin sugjeron qe dieta e pasura me mishte kuq si dhe ato me mungese fibrash shoqerohen me rritjen e riskut per kancer colorektal.

Jeta joaktive
Njerezit fizikisht active jane me risk me te ulet per zhvillimin e kancerit colorectal nderkohe qe njerezit te cilet kryejne nje jete sedentare kane nje risk me te rritur per te zhvilluar kancer kolorektal nga studime te kryera.

Viruset
Ekspozimi ndaj disa virusesh (vecanerisht virusi human papilloma ) mund te shoqerohet me risk me te larte per Ca. colorectal.
Cholangiti skerotizant primar – ofron nje risk te pavarur te kolitit ulceroz.

Niveli i ulet i seleniumit
Semundje inflamatore te zorreve
Rreth 1% e pacienteve me Ca. Colorectal kane histori te kolitit kronk ulceroz. Risku i zhvillimit te Ca. Colorectal ndryshon ne te kundert me moshen dhe ne menyre te drejte me thellesine e prekjes se kolonit dhe zgjatjen e semundjes aktive. Pacientet me semundjen e Crohnit kane risk me te larte se mesatarja per Ca. colorectal ndersa me te vogel e kane pacientet me kolit ulceroz.

Faktoret ambiental
Vendet e industrializuara jane ne risk me te larte krahasuar atyre me pak te zhvilluara qe tradicionalisht kane dieta te pasura ne fibra e te varfra ne yndyrna. Gjithashtu ketu do te perfshihet dhe lloji i dietave te perdorura pasi ne vendet e industrializuara eshte shtuar ne menyre progresive perdorimi i ushqimeve te konservuara si dhe perdorimi i ushqimeve te fast food- eve ne perberesit e te cilve ka perberes te shumte jo natyrale, ne te kundert te vendeve me pak te zhvilluara ku pergjithesisht kemi me te shpeshte perdorimin e ushqimit bio.

Faktoret hormonale
Diferencat ne kohe te kancerit colorectal ne meshkujt dhe femrat mund te shpjegohen me efektet e disa faktore risku; nje mundesi eshte ekspozimi ndaj estrogjenit. Sifdoqofte ka pak evidence te ndikimit te hormoneve endogjene ne riskun e Ca. colorectal. Perndryshe kesaj, estrogjenet e shumte si pershembull terapia e zevendesimit te hormoneve (HRT), tamoxifeni apo kontraceptivet orale mund te lidhen me tumorret colorectale.

Alkooli
Konsumimi i alkoolit i tepert lidhet me nje rritje te riskut te shfaqjes se kancerit te kolonit.

Aspirina dhe frenuesit e COX-2
Aspirina dhe AIJS te tjera mund te ndikojne ne shfaqjen e neoplazive colorektale duke bllokuar rrugen e Prostaglandinave ciklooksigjenaze vartese. Ato veprojne mbi COX-1 po ashtu edhe ne COX-2e cila eshte gjetur e shprehur ne polipe dhe kancer. Shume prova kane studiuar keto agjente(aspirine dhe sulindac) per kemioprevenimin e kancerit kolorektal si ne polipe sporadike ashtu edhe ne kancer dhe ne polipozen adenomatoze familjare. Studime te tjera kane sjelle edhe rezultate kontradiktore me keto. Mjekimi profilaktik i rregullt me doza te ulta aspirine mund te ule riskun e kancerit kolorektal nese ai jepet per me shume se nje dekade. Te dhena mbi perpjekjet e kemioprevenimit ne polipozen adenomatoze familjare kane treguar qe frenimi i ciklooksigjenazes ,edhe pse ende sot nuk eshte plotesisht e qarte,ka mundesi te vonoje shfaqjen dhe numrin e polipeve adenomatoze por nuk eshte e qarte nese ajo parandalon kancerin apo thjesht ul riskun respektiv te tyre. Mekanizmi COX-2 vartes mund te luaje rol per perftimin e efekteve te disa COX-2 inhibitoreve.



Main menu 2