Jump to Navigation

Faktoret dietetik: Fibrat dietetike, mishi, yndyrnat

Nje nga karakteristikat e ditetes perendimore ka qene mungesa e fibrave ne kundershim me rritjen e sasise se mishit te konsumuar, sasia totale e yndyrna dhe yndyrnat nga kafshet. Nga pikepamja e diferencave gjeografike, me incidence me te madhe te kancerit kolo rektal jane shtetet e industrializuara, sasia e madhe e yndyrnave dhe ditete me pak fibra eshte konsideruar nje faktor risku per zhvillimin e kancerit kolo rektal. Ky koncept ka marre suport prej studimeve epidemiologjike dhe ka sjelle rekomandim te nje ditete me shume fibra per te rritur masen e materieve fekale, hollim te toksinave dhe redukton kohen e tranzitit te kolonit dhe si pasoje kohen e ekspozimit ndaj karcinogeneve fekale. Studime te fundit prospektive kane vendosur ne dyshim benefitin e fibrave ditetike nese jane me te pershtatshmet pasi ne nje studim nuk kane sjelle ulje te incidences se kancerit kolorektal. Nga ana tjeter, yndyrna te vecanta si n-3 acidet yndyrore te gjendura ne vajin e peshkut mund te kene nje efekt mbrojtes. Mund te konkludohet se sasia totale e yndyrnave ose te fibrave ka me pak rendesi se cilesia dhe origjina e tyre. Efekti protektiv i perimeve dhe frutave mund te vije jo vetem nga permbajtja e tyre e fibrave por gjithashtu nga permbajta e antioksidanteve dhe agjenteve antiproliferative si thioizocianatet ne perime si brokoli, te cilet mund te rritin shprehjen e emzimave metaboluese te karcinogeneve dhe pakesojne apoptozen ne qelizat neoplazike.


Main menu 2