Jump to Navigation

Biologjia molekulare dhe onkogenet

Nepermjet zhvillimit te metejshem te teknikave te biologjive molekulare si reaksion zinxhir – Polimerazes PCR) u hodh nje hap i madh ne identifikimin e ndryshimeve gjenetike pergjegjese per formimin e tumoreve. Transformimi i nje qelize normale ne nje qelize tumorale mund te shkaktohet ose nepermjet aktivizimit te protoonkogjenit ne onkogjen ose nepermjet humbjes se nje gjeni supresor per tumoret.

Protoonkogjenet jane te pranishem dhe qelizat normale dhe luajne nje rol te rendesishem ne rregullimin e shumimit te qelizave, diferencimin dhe vdekjen e qelizave. Protontogenet mund te kthehen si pasoje e ndryshimeve gjenetike si psh Mutacionet, Delecioni ose Translokacioni ne onkogjen. Nje shembull i njohur i nje Translokacioni cromozomial eshte Cleronuozomi Philadelfia ne Leukozen mueloide kronike. Po ashtu onkogenet me ndihmen e Retroviruseve mund te includohen ne Genomen qelizore, ku pastaj ato sillen si onkogen me potencial te rritur. Gjithashtu u pa ne lloje te ndryshme te tumoreve te meshkujt nje aktivizim i onkogeneve nepermjet mekanizmave te ndryshme.

Ne tumoret solide vihen re shpesh mutacione ne onkogenin e familjes –Ras. Keta pergjigjen per percjelljen e sinjalit intraqelizor. Produktet gjenetike qe kodohen nga genet supreso marrin pjese ne rritjen e proceseve te diferencimit qelizor, me mekanizmat rregullues, ne kontrollin e ciklit qelizor dhe ne vdekjen e qelizes. Nepermjet berjes se kariotipit u vu re ne tumore te ndryshme nje humbje e chromozomeve specifike os epjese te vecanta te ketyre chromozomeve. Nje shembull i njohur eshte geni i blastomes retinale e cila eshte e lokalizuar ne chromozomin 13q. Delecioni i ketij geni vihet re rregullisht ne familjaret e pacienteve me Retinoblastom. Alterimet e genit – p53 te chromozomit 17 lidhet me disa tumore, kryesisht te colonit, te gjirit, te bronkeve si dhe osteosarcoma.

Onkogjenet marrin nje rendesi te madhe ne trajtimin kirurgjikal per disa tumore te caktuara. Gjithashtu onkogenet marrin nje vlere te madhe prognostike.

Marre nga: Endrit SHEHI
DISERTACION - ALTERNATIVAT KIRURGJIKALE NE CANCERIN COLORECTAL, 2010



Main menu 2