Jump to Navigation

Epidemiologjia dhe etiologjia e tumoreve malinje

Incidenca e shumices se tumorreve malinje po vjen ne rritje. Ne vendet e industrializuara po vihet re nje rritje e rendesishme e numrit te melanomave, Ca bronkiale dhe Ca te gjirit. Nje ulje e incidences eshte vene re vetem per nje numer te vogel tumorresh si pershembull Ca gastrike (sipas shoqates se kirurgeve amerikane) si dhe nje ulje e Ca te cervix uteri, e cila ka ardhur si pasoje e diagnozes se hershme te displazive te coliuterit.

Ndryshimet gjeografike persa i perket shpeshtesise se ndryshme per tumorre te ndryshme malinje lidhet padyshim me faktore ambientale dhe dietetike. Keshtu pershembull incidenca e larte e Ca gastrike ne Japoni lidhet me dieten e pasur ne peshk(Gerauchertem fisch) dhe ushqime me nitroz-amin te pasur. Ndersa incidenca e rritur e Hepatocarcinomes ne vendet aziatike lidhet me incidencen elarte te hepatitit endemik.

Ne Gjermani incidence me te larte nga tumoret malinje tek meshkujt ka Ca bronkial e ndjekur nga Ca colorectale, ndersa tek grate ne vend te pare eshte Ca i gjirit i pasuar nga Ca colo-rectale dhe tumorret gjinekologjike.

Mortalitetin me te larte tek meshkujt e ka Ca bronkiale e pasuar nga Ca gastrike dhe Ca colorectale ndersa tek femrat vendin e pare e ze Ca i gjirit i pasuar nga Ca. Colorektale dhe Ca. Gastrike.

Marre nga: Endrit SHEHI
DISERTACION - ALTERNATIVAT KIRURGJIKALE NE CANCERIN COLORECTAL, 2010



Main menu 2