Jump to Navigation

Epidemiologjia e Kanceerit

Kanceri colorektal i quajtur edhe canceri i kolonit perfshin qeliza kancerogjene ne pjesen e kolonit, rectumit dhe apendisitit. Me afersisht 655,000 vdekje ne vit ze nje nga shkaqet kryesore te vdekjeve nga kanceri ne Europen perendimore. Shume kancere colorectale mendohet te fillojne nga polipet adenoma ne colon. Keto qeliza ne formen e kerpudhave zakonisht jane beninje, por disa mund te shnderrohen ne kancer me kalimin e kohes. Terapia eshte zakonisht kirurgjikale, e cila ne disa raste pasohet nga kemioterapia.
Simptomat e kancerit kolorektal varen nga vendndodhja e tumorit dhe nese eshte perhapur ne vende te tjere te trupit (metastazat). Simptomat dhe shenjat mund te ndahen ne lokale, kushtezuese (qe ndikojne tere trupin) dhe metastatike (perhapur ne organet e tjera).

Stadi i kancerit te kolonit eshte nje vleresim i sasise se depertimit te nje kanceri te caktuar. Kryhet per arsye diagnostikuese dhe kerkimi si dhe per te percaktuar metoden me te mire te trajtimit. Sistemet per stadifikimin e kancerit kolorektal varen nga sasia e invazionit lokal, shkalla e lymfonodujve si edhe nese ka metastaza.
Ne vitin 1710 Lettre nje kirurg francez sugjeroi qe dekompresioni proksimal mund te jete I dobishem ne trajtimin e nje kanceri obstruktiv te colonit (Cope 1939; Allen 1951). Rreth 66 vjet me vone, ne vitin 1776 Pillore, nje kirurg nga Rouen realizoi per te paren here me sukses Cecostomi per nje Ca obtsruktiv te rectit (Amussat 1839).
Literatura mjekesore ne fillim te shekullit 19 ka pak te dhena per sa iI perket lezioneve malinje te zorreve. Ne 1826, Lisfranc realizoi te parin rezeksion te rektumit duke e pasuar ate me colostomy perineale.

Rezeksioni primar i colonit me anastomoze u raportua per here te pare nga Raybard ne vitin 1833. Pacienti Ii tij mbijetoi 1 vit.
Nje nga serite e par ate medha me paciente me tumor te colonit u raportua nga Oscar Block (1992), nje kirurg danez. Ai raportoi 138 raste me cancer te colonit. 30 nga keta paciente u trajtuan me ekscizion dhe anastomoze, 18 me ekscizion dhe colostomy definitive, te tjeret u trajtuan me colsotomi palliative. Mortaliteti ne kete seri ishte I larte, rreth 50%.
Rezeksioni i nje tumorri obstruktiv jashte paretet abdominal coi ne uljen e vdekshmerise nga peritonitis.

Kjo metode u perdor per shume vite nga Paul (1895) dhe ne Europen Qendrore nga Mikulitz. Megjithate, asnjeri nga keta dy kirurge te famshem nuk e sugjeroi dhe publikoi i pari. Heineke, ne 1890, pershkroi dhe publikoi Ii pari kete metode. Bryant ishte padyshim kirurgu I pare qe e realizoi ne vitin 1882 (Margot 1959). Devine, Lahey dhe Rankin paten meriten qe punuan shume qe kjo procedure te behej e sigurte dhe te perdorej nga te gjithe kirurget.
Padyshim qe kirurgu i pare i cili realizoi rezeksionin e rectumit me rruge transanale eshte Lisfranc ne vitin 1826, i cili po ashtu realizoi i pari dhe amputacionin e kembes (megjithese disa autore thone qe i pari ishte Beclard.

Ne gjysmen e dyte te shekullit te 19 kjo metode ishte stabilizuar megjithese me nje mortalitet te larte. Ne vitin 1885 Kraske, kirurg nga Freiburg sugjeroi rrugen transsakrale duke rezekuar pjesen distal te sakrumit, plot 11 vjet pasi Kocher kishte propozuar dhe realizuar amputazionin perineal me rezeksion vetem te coxigeumit. Me rrugen kirurgjikale te Kraske-s u be e mundur te realizoheshin interventet e par ate cilat benin te mundur ruajtjen e sfinkterit. Operacioni i propozuar nga Kraske zgjoi nje interest e madh dhe pikerisht per kete filloi te perdorej colostomia preventive.

Me ne fund kirurget u binden qe per te realizuar nje kirurgji qe te afrohej sa me shume principeve oncologjike duhej “sulmuar” rectum me rruge abdominal. Prilli i vitit 1896 ishte mjaft I rendesishem per kirugjine e cancerit te rectumit. Gandier, Chalot dhe Giordano ne te njejten kohe realizuan rezeksionin e rectumit ne rruge te kombinuar, abdominal dhe perineale. Kete rruge ndoqi edhe Kraske dhe te tjeret qe ishin mbeshtetes te rruges sakrale, duke realizuar “abdominosakrale” dhe “sacro-abdominale” duke rezekuar ose amputuar dhe duke lene nje colostomy abdominal ose sakrale.

Anastomozen e pare colo-anale e realizoi I pari Von Hockennegg (Viene) ne vitin 1887, kurse serite e par ate medha u publikuan nga Finsterer, Goetze e Maudl.
Epoka modern persa I perket amputacionit dhe rezeksionet te rectumit me rruge abdominal sikurse shkruan Hartmann, fillon me rastet e ilustruara nga Chalot e Gautier dhe me ndihmen e Eduart Queno nga shoqata e kirurgeve te Parisit (1896), mbi operacionin e kombinuar abdominal perianal. Kjo metode dha mundesine per here te pare te futej dhe koncepti I lymfodenectomise. W.E. Mites studio ne vecanti metoden abdomin0-perineale dhe realizoi ne 1908 dhe referoi nje seri te gjate me 116 paciente me nje vdekshmeri 25%. Eshte per merite te Lloyd-Davies dhe te kirurgeve japoneze (Orikata e Fe 1923) propozimi per te realizuar amputacionin abdomino – perineal te Miles me dy ekipe kirurgesh njekohesisht, propozim qe ishte bere dhe nga vellezerit Mayo ne 1909. Ne ate kohe kjo beri qe te ulej mortaliteti operator nga 60.8% ne 31.8%.

Ne vitin 1920 Hartmann (I cili ishte paraprire nga Bilroth ne 1881) hoqi dore nga faza perinelae per tumorret me lokalizim te larte duke mbyllur dhe afonduar cungun distal.
Konceptinn e rezeksionit te rectumit bashke me mezorektumin e futi per here te pare Magarucci ne 1939 se bashku me Goetze e Westhues.

Marre nga: Endrit SHEHI
DISERTACION - ALTERNATIVAT KIRURGJIKALE NE CANCERIN COLORECTAL, 2010



Main menu 2