Jump to Navigation

Parimet e trajtimit te tumorreve ne kirurgjine e pergjithshme

Tumorret karakterizohen nga nje tipar shume i rendesishem: rritja e pakontrolluar e qelizave tumoriale. Megjithate tumorret e quajtur “neoplazma” nuk shfaqen spontanisht, proliferimi i tumoreve eshte i pavarur nga prezenca e stimulit.
Tumorret mund te jene beninj ose malinj. Malinjet shpesh emertohen si “kancer”, te cilët mund te dallohen me thelle ne baze te origjinës së tyre. Të gjithë tumoret mund të klasifikohen si hematopoetike dhe johematopoetike. Brenda cdo kategorie tumorret mund të ndahen më tej në a) ato me origjinë të ngjashme histologjike ( pershembull tumoret qe rrjedhin nga i njejti organ si kanceri i stomakut apo kollonit) ose b) ne tumore nga i njejti tip qelizor (sikurse tumore qe rrjedhin nga qeliza epiteliale).
Zhvillimi i tumorreve kategorizohet ne stade dhe grada perfshi tre faza:
a) fillimin b) nxitjen, c) rritjen.
Faza e fillimit karakterizohet nga një seri mutacionesh që ndodhin njëri pas tjetrit. Për qelizat e inicuara, që të bëhen qeliza tumorale kërkohet ekspozimi ndaj agjentëve ose kushteve nxitëse (faza II). Fundi i fazes se dyte karakterizohet nga shfaqja e qelizës së pare tumorale. Përpara shfaqjes se qelizës tumorale, qelizat jonormale quhen “premalinje”. Faza e tretë karakterizohet nga rritja invasive e qelizave te tranformuara dhe progresioni i lezionit tumoral në një tumor tepër metastazik, që mund të vdesë së fundmi mbartësin.
I.2 Si shfaqen tumorret?
Krijimi i një tumorri është proces kompleks, së pari sepse nuk janë sëmundjet e vetme. Transformimi i një qelize drejt një tumori kërkon mutacione të shumta. Sekuenca e plotë ndodh në një periudhë kohore që mund të kalojë 20 vitet.

Per më tepër kanceri është multifaktorial i mutacioneve që nxisin kancerin, mund të jenë të linjës germinale, që kanë më shumë të ngjarë të rezultojnë në disa tipe kanceri, ose mund të nxiten nga faktorë të jashtëm të tillë si ekspozimi ndaj karcinogenëve fizikë ose kimikë. Ky ekspozim është përgjegjës për shumicën e tumoreve në vendet e zhvilluara dhe përfshin pirjen e duhanit, alkoolit, disa lloj ushqimesh dhe ekspozimin ndaj dritës së diellit dhe lëndëve kimike.
Studimet epidemiologjike kane treguar nje lidhje te rendesishme ndermjet shume faktoreve te brendshem dhe te jashtem, megjithese sekuenca e sakte e ngjarjeve vazhdon te jete e panjohur. Perdorimi i cigares është i shoqëruar me kancer të mushkerive, të vezikës urinare, te gojes, farinksit, laringut dhe ezofagut. Imunosupresioni shoqerohet me limfoma, rrezet-x dhe gama shoqerohen me zhvillimin e leucemise, karcinogenet kimike perfshijne asbestin dhe hidrokarburet aromatike policiklike, te cilat rrisin rrezikun per kancer te mushkerive; benzenet qe mund te induktojne leukemine; aminat aromatike qe mund te nxisin kancerin e vezikes urinare.
Shembull: Një mutacion në linjën germinale që mund te coje ne kancer eshte propozuar nga Fearon dhe Vogelstein ne karcinomen e kolonit. Ata pershkruan qe ndryshimet morfologjike nga mukoze normale ne adenome te hershme, te ndermjetme, te vonshme dhe me ne fund ne karcinome kolo-rektale shoqerohet me disa mutacione esenciale qe ndodhin ne sekuence. Pacientet me mutacione te linjes germinale ne gjenin tumor suprenor adenomatos poliposis coli (APC-gene) jane te mundur te zhvillojne polipozen adenomatoze familjare. Produkti i APC-gen perfshihet ne adezionin qelizor dhe komunikimin nderqelizor e te dy keto funksione mungojne pas mutacioneve te genit. Mutacionet e APC-gene gjenden shpesh ne adenomat, perfshire edhe ato te vogla, duke sugjeruar se ato jane ndodhi e hershme.
Mutacioni i dyte i rendesishem mund te ndodhi ne antigenin K-ras, nje molecule qe percjell sinjal e lidhur me membranen qelizore. Mutacionet ne K-ras janë ndodhi të hershme, por ndodhin më vonë se mutacionet e genit APC. Adenomat e vonshme dhe kanceri kolo-rektal shpesh shfaqin humbje te genit supresor tumoral DCC (deleted colon cancer).

Humbja e DCC është e pazakontë ne adenomat e hershme, cka e vendos këtë ngjarje pas mutacioneve K-ras.
Produkti i genit DCC eshte nje molekule e siperfaqes qelizore e përfshirë në adezion. Së fundi, humbja e genit suprimues tumoral p53 gjendet ne 75% te kancerit kolorektal, por rralle gjendet ne adenomat, pra eshte keshtu nje ngjarje e vonshme ne karcinogeneze. Gjeni p 53 rregullon ciklin qelizor ne piken e kontrollit G1. Kur AND e nje qelize demtohet, p 53 bllokon ciklin qelizor per te lejuar riparimin.
Mutacionet dhe humbja e APC, K-ras, DCC dhe P 53 jane alterimet gjenetike me te shpeshta te zbuluara ne kancerin e kolonit por sigurisht nuk jane te vetmet.
Klasifikimi i TNM
Tls shtrihet ne mukoze
T1 ne submukoze
T2 ne muskulare
T3 ne adventicia
T4 ne strukturen fqinje
N1 ne limf regionale
M1 ne organet ne distance
Stadi I T1 N0 M0
Stadi II T2 N0 M0
Stadi III T1-3 N1 M1
Stadi IV T4 N0-1 M1

I.5 Terapia: Mundesite qe ekzistojne jane:
1. Rezeksion kurativ
2. Rezeksion Palliativ
3. Bypass
4. Radio-kemioterapia
5. Intubacioni (stent)
6. Rezeksion Palliativ me lazer
7. I kombinuar
Per sa i perket rezeksionit, 30-40% e tumoreve jane te rezeksueshem.
- Operacioni Lewis-Tanner eshte me i perdorshmi per tumoret e 2/3 distale.
- Radioterapia – konsiderohet si terapi primare ne kanceret squamoze, sidomos me vendosje cervikale. Rezultate te kenaqshme jane per stadin I dhe II. Ndersa si terapi adjuvante pre dhe postoperatore nuk ka treguar vlere. Si terapi preoperatore ka vlere vetem ne rastet e avancuara per “down staging”.
- Chemioterapia – ka vlere si terapi preoperatore (cisplatin +5Fu) e ndjekur nga nga kirurgji radikale.
Klasifikimi i Ca. Colo rectal:
- Tumore epiteliale
Adenocarcinoma
Adenocarcinoma mucinoze
Adenocarcinoma squamoze
Adenocarcinoma adenosquamoze
Adenocarcinoma e padiferencuar
- Carcinoidi
- Jo epiteliale
Leiomiocarcinoma
Te tjere

I.9. 4 Klasifikimi sipas Dukes e TNM
A= Tumor Brenda paretit
B= Tumori shtrihet pertej paretit
C= Tumori dhe limfonoduj metastazik
T1= Tumor deri ne submukoze
T2= Tumor deri ne muskularis propria
T3= Tumori e kalon muskularis propria
T4= Tumori infiltron organet fqinje
N1= 1-3 limf. Metastzik
N2= 4 ose me shume limf.
N3= Limf. Ne origjinen e arteries.
M1= metastaza ne distance.
Terapia: Ne krye te terapise se C. Colorectal qendron kirurgjia.
Mundësitë për një operacion radikal varen nga:
a. shtrirja lokale
b. shtrirja regjionale
c. Metastazat
Rezeksioni duhet të perfshije tumorin dhe një pjesë të zorrës me kufi sigurie 5-7cm për kolonin dhe 2-3 cm për vektrumin dhe stacionet limfatike.
I.9.5 Llojet e operacionit:
Për tumorin e cerkumit dhe colonit ascendent eshte “hemicolectomia dekstra”;
Per tumorin e colonit transvers kryhet nderhyrja “tranversektomia”;
Për tumorin e fleksures lienale, c. descendent, sigmes behet “Hemicolektomia sinistra
Për tumorin ne zonen rekto-sigmoidale behet “Rezeksioni anterior”
Për tumorin e rektumit inferior behet “amputacioni abdomino-perineal”

Kirurgjia mund te ndiqet edhe nga radio-chemio terapia ne varësi të stadit, gradës se diferencimit te tumorit.
I.9.6 Faktoret prognostike jane:
- Grada e infiltrimit te paretit te zores
- Prekja e limfonodujve
- Numri i limfonodujve te prekur
- Infiltrimi i vazave limfatike dhe hematike
- Obstruksioni
- Perforacioni
- Grada e diferencimit

Marre nga: Endrit SHEHI
DISERTACION - ALTERNATIVAT KIRURGJIKALE NE CANCERIN COLORECTAL, 2010



Main menu 2