Jump to Navigation

Ushqimet qe duhen perdorur gjate menstruacioneve

Humbja e gjakut do te thote oksigjenim me te paket te qelizave te trupit, d.m.th lodhje me te madhe se zakonisht per te njejten pune. Patjeter ato dite duhet te hash me shume se zakonisht. Mire eshte qe femrat te marrin hekur nga farmacia. Por kujdes, hekurin mos e merr me stomak bosh, se do te rendoje shume. Gjithashtu duhen konsumuar ushqime qe permbajne shume hekur te tilla si mish i kuq (vicci me mire, sepse ka me shume hekur se qengji dhe derri). Duhet pire nje gote portokall i shtrydhur, pasi ky frut ka shume vitamine C. Duhet te hani perime ngjyre jeshile, sepse permbajne acid folik.

Te mos hash ne te njejtin vakt nje ushqim te pasur me hekur (p.sh. mish) me nje ushqim te pasur me kalcium (p.sh. qumesht ose djathe). Ha patjeter çokollate gjate menstruacioneve, sepse permban hekur dhe magnesium, ato gjera qe trupi i humbet me gjakun e ikur.



Main menu 2