Jump to Navigation

A e shëron Mjekësia Kineze ekzemën?

Ekzema është një pezmatim i lëkurës që shfaqet me skuqjen, kruarjen apo enjtjen e saj. Zakonisht ajo përhapet në fytyrë dhe gjymtyrë.
Zakonisht, personat me ekzemë kanë patur një histori të ngjashme në familjen e tyre, pra ekzema mund të shkaktohet nga trashëgimia ose alergjitë e ndryshme.

Akupunkturë për Ekzemën
Ekzema nuk është një sëmundje ngjitëse, pra nuk mund të transmetohet nga një person tek tjetri, megjithatë mund të kthehet në një çrregullim kronik të lëkurës dhe ende nuk ka një kurë përfundimtare për shërimin e saj. Ekzema mund të shfaqet dhe të largohet përsëri në çdo kohë.
Mjekësia Tradicionale Kineze mund të përdoret si mjekësi alternative, për të reduktuar efektet anësore që japin medikamentet apo kremërat për këtë problem.
Mjekësia Tradicionale Kineze është përdorur për mbi 3,000 vjet dhe e trajton një sëmundje apo problem nga rrënjët e tij, nuk trajton vetëm simptomat. MTK-ja ofron mjekësi me barna bimore, ofron akupunkturën, kurat nëpërmjet ushqimit, akupresurën dhe masazhin.
Akupresura është një teknikë masazhi dhe funksionon duke ushtruar presion në disa pika të veçanta të akupunkturës. Bazë si për akupunkturën ashtu edhe për akupresurën janë kanalet imagjinare të energjisë, ku qarkullon energjia jetësore "chi". Në rastin e akupunkturës, terapia zhvillohet nëpërmjet gjilpërave të holla të cilat futen në lëkurë në pikat e akupunkturës, ndërsa akupresura konsiston në ushtrimin e presionit nëpërmjet gishtit apo mjeteve të posaçme.
Kur energjia rrjedh lirshëm nëpër meridianëe nuk ka çrregullim të ekuilibrit, atëherë shëndeti i njeriut është i në rregull, i ekuilibruar dhe në harmoni.

Akupunktura
Akupunktura është provuar se ka efektivitet në trajtimin e ekzemës. Kinezët besojnë se ekzema shkaktohet nga nxehtësia dhe thatësia e tepërt në trup. Akupunktura mund të lehtësojë dhimbjet dhe të reduktojë inflamacionin, të përshpejtojë procesin e shërimit si dhe të përmirësojë sistemin imunitar për të eleminuar rishfaqjen e ekzemës. Ajo gjithashtu ndihmon në reduktimin e nxehtësisë së tepërt në trup. Nga një studim i kryer në Nju Jork ka rezultuar se brenda një mesatareje prej nëntë trajtimesh, 50% e pacientëve kishin eleminim të plotë të lezioneve të lëkurës.

Trajtimi i ekzemës me barna bimore:
Shumë barna të ndryshme kanë treguar se mund të ndihmojnë në trajtimin e ekzemës. Në një artikull të publikuar në një prej revistave britanike për Dermatologjinë, mjekët pranë Universitetit kinez të Hong-Kongut përshkruan se si i trajtuan me sukses pacientët me ekzemë duke përdorur 5 barna popullore kineze.
Këto barna janë Flos lonicerae (Jinyinhua), Herba menthae (Bohe), Cortex moutan (Danpi), Rhizoma atractylodis (Cangzhu) dhe Cortex phellodendri (Huangbai).
Flos lonicerae (Jinyinhua), e njohur gjithashtu si Lonicera: Redukton nxehtësinë dhe toksinat.
Herba menthae (Bohe) lejon lëkurën të "marrë frymë".
Cortex moutan (Danpi), ndihmon në qarkullimin e gjakut

Rëndësia e ushqimeve:
Mjekësia kineze i kushton një rëndësi të veçantë edhe ushqimeve. Ekzistojnë disa ushqime të cilat mund ta përkeqësojnë ekzemën tek pacientë të ndryshëm. Ushqimet më të njohura të cilat shkaktojnë ekzemë janë vezët, qumështi, kikirikët, soja dhe mielli. Në mesin e këtyre ushqimeve, vezët janë shkaktaret më të mëdha.

Ushqimet që nuk duhet të konsumoni kur vuani nga ekzema
Konsumimi i shumë ushqimeve apo lëngjeve që përmbajnë shumë sheqer mund të shkaktojnë inflamacion, duke e përkeqësuar ekzemën.
Shkaku kryesor i ekzemës ende nuk dihet plotësisht, por, sipas Mayo Clinic, ajo vjen nga një keqfunksionim në përgjigjen e sistemit imunitar që "gabimisht" sulmon lëkurën. Shumë njerëz me ekzemë kanë edhe alergji të ndryshme. Megjithatë, veprimi i disa ushqimeve mund ta përkeqësojë ekzemën.
Inflamacioni përkeqëson çdo gjendje të lëkurës. Një nga mjekët e mjekësisë alternative pranë Qendrës Mjekësore "Maryland" rekomandon se evitimi i disa ushqimeve të njohura si shkaktarë të ekzemës është i nevojshëm. Nëse konsumohen me tepricë, acidet yndyrore omega-6 e ndihmojnë trupin të prodhojë kimikate që nxisin inflamacionin. Produktet më të pasura me këtë acid yndyror janë vaji i lulediellit, vaji i sojës, susamit etj. Ushqimet e gatshme që shiten nga kompanitë e ndryshme kryesisht përdorin këto tipe vajrash. Gjatë gatimit, mirë është të përdorni vaj ulliri ose vaj arre kokosi. Vaji i arrës së kokosit është shumë efektiv për problemet dhe infeksionet e lëkurës si dhe mykun.
Yndyrnat e ngopura i gjejmë tek mishi dhe dhe tek prodhimet e tjera shtazore, këto ushqime ndikojnë gjithashtu për inflamacionin. Mjeku Weil rekomandoi gjithashtu reduktimin e konsumit të karbohidrateve dhe sheqerit, pasi të dyja këto ndërveprojnë me proteinat në trup për nxitjen e inflamacionit.
Për shkak të lidhjes ndërmjet ekzemës dhe alergjive, konsumimi i ushqimeve që kanë të ngjarë të shkaktojnë reaksione alergjike mund ta përkeqësojnë ekzemën. Pra, ushqimet që mund të përkeqësojnë ekzemën janë soja, qitro, kikirikët, vezët, misri dhe domatet.

Ushqimet që rekomandohen për përmirësimin e ekzemës
Ushqimet më të mira që mund t'i përfshini në dietën tuaj për të luftuar ekzemën janë ato që kanë veti anti-inflamatore. Këtu mund të bëjnë pjesë frutat dhe perimet me veti anti-oksiduese, të pasura me omega-3 si arrat etj.

Ekzema dhe mjekimi në kushtet e shtëpisë
Vetëm në SHBA gjenden rreth 15 milionë persona që vuajnë nga ndonjë formë e ekzemës. Rreth 10-20% e të gjithë të porsalindurve kanë ekzemë dhe gjysma e këtyre të porsalindurve priret ta zhvillojnë më tej këtë gjendje nga mosha 5-15 vjeçare.
Ekzema mund të duket ndryshe në persona të ndryshëm, karakteristika e përbashkët është se ajo mund të japë kruarje. Ekzema mund të shfaqet në çdo pjesë trupi.

Arsyet më të mëdha për shfaqjen e ekzemës janë:
• Përdorimi i sapunëve apo detergjentëve
• Kushtet klimatike
• Veshjet apo bizhutë e ndryshme
• Kremërat
• Djersa
• Bakteriet e ambientit

Që nga lashtësia, lindi nevoja për trajtimin e ekzemës. Mjetet si barnat popullore, mjekësia alternative duke se kanë qenë efektive ndaj ekzemës.
Në librat e lashta të mjekësisë alternative rrënjët e rrodhes janë përdorur gjerësisht për të trajtuar ekzemën.

Arra
Një kurë popullore që ka gjetur përdorim të gjerë në shërimin e ekzemës është ajo e përgatitur me gjethet e arrës. Për të përgatitur këtë kurë bimore nevojitet një sasi gjethesh arre, të cilat duhet të zihen shumë derisa të trashet lëngu. Më pas ky lëng kullohet, duke i shtrydhur edhe gjethet. Mjekët këshillojnë që me këtë lëng të lyhet lëkura për çdo ditë. Çaji i gjetheve të arrës ndihmon, në formë lavazhi, në mjekimin e acarimit të morthit, ekzemës etj.

Avena Sativa– është një tjetër bimë që përdoret për trajtimin e ekzemës
Aloe Vera e cila quhet edhe si "zambaku i shkretëtirës" njihet gjerësisht për efektet e saj shëruese dhe qetësuese jo vetëm të lëkurës por të shumë organeve në trup. Shumë persona pasi kanë provuar trajtimin me këtë bimë për ekzemën e tyre janë shprehur të kënaqur me rezultatin.
Vaji i Rozmarinës është gjithashtu efektiv për trajtimin e ekzemës.

Gjërat që duhet evituar
Fërkimi dhe kruarja e lëkurës duhet evituar pasi ky veprim e përkeqëson pezmatimin

Mos përdorni sapunë, detergjentë që thajnë lëkurën
Evitoni larjet e gjata në banjë të ngrohtë ose dush të ngrohtë dhe kohëgjatë sepse larjet e tilla mund ta ngacmojnë dhe thajnë lëkurën edhe më shumë.



Main menu 2