Jump to Navigation

Fekondimi in Vitro (FIV-ET)

Kjo teknikë konsiston duke marrë vezët prej vezoreve, të fekondohen në laborator ku më pas  të depozitohen në mitër. Kjo përfshinë fazat e ndryshme të cilat janë:
 
1. Stimulimi i vezores:
 
Pacientja stimulohet nëpërmjet ilaçeve induktuese të ovulimit, për të maturuar sa më shumë folikula gjatë të njëjtit cikël. Kjo fazë, kontrollohet nëpërmjet ekografive transvaginale dhe prej përcaktimit të estradiolit në gjak. Kur e shohim se folikulat janë maturuar (me një diametër 16-18 mm), programohet heqja e vezëve. Nëse nëpërmejt ekografisë shihet një tepri në numrin e folikulave, mund të jetë e nevojshme të anullohet stimulimi, duke ditur se rritet rreziku i zhvillimit të të ashtëquajturit sindromë prej hiperstimulimit të vezores, e karakterizuar prej një grumbullimi të lëngjeve në bark, dhimbjet apo shqetësime abdominale, rritje e konsiderueshme e dimensioneve të vezoreve dhe një përqëndrim homogjen.  Një sindromë e tillë, në raste të veçanta, mund të sjellë edhe shtrimin në spital.
 
2. Prelievi (marrja) e vezëve:
 
Mbasi është arritur maturimi i folikulave, proçedohet më pas me prelievin e vezëve. Ky operacion kryhet nëpërmjet agoaspirimit të vezoreve i kontrolluar nëpërmjet ekografisë në sallën e operacionit, me një qetësues të lehtë. Proçedura zgjat në përgjithësi 15 min dhe zakonisht pacienti kthehet në shtëpi mbas dy orësh nga ndërhyrja. Lëngu folikular i marrë çohet në laborator ku nëpërmjet mikroskopit, përcaktohen vezët dhe vlerësohet cilësia dhe maturia e tyre.
 
Fekondimi i vezëve dhe rritja embrionale:
 
Bashkimi vezë-spermatozoidë kryhet në të njëjtën ditë të prelievit, prandaj është e nevojshme të merret edhe një kampion i spermës së partnerit. Bazuar në shkaqet e sterilitetit, si dhe të faktorëve të tjerë, janë dy teknika të mundshme fekondimi: spermatozoidët vendosen në një kapsul Petri bashkë me vezët, ose kryhet i ashtëquajturi Mikroinjeksioni intracitoplazmatik (ICSI), që konsiston në kryerjen e të ashtëquajturës futja e një spermatozoidi në brendësi të secilës vezë, me ndihmën e një mikroskopi. Kjo teknikë që në praktikë garanton bashkimin vezë-spermatozoidë, një kalim i pashmangshëm për vazhdimin e shtatzanisë, përdoret gjerësisht në ciklet FIV –ET.
 
Mbas 16-20 orësh, vezët ekzaminohen në mikroskop për të evidentuar numrin e vezëve të fekonduara. Normalisht fekondohen rreth 7 vezë në 10 vezë të inseminuara apo të mikroinjektuara. Mbas disa orësh duke shtuar edhe fekondimin e tyre, vezët fertilizuese fillojnë të ndahen, dhe kështu nis krijimi embrional. Gjatë proçesit të ndarjes, vlerësohet morfologjia e embrioneve për të stabilizuar cilët janë vital dhe për të përcaktuar gjithashtu ditën e transferimit.
 
4. Transferimi i embrionëve:
 
Ndryshe nga prelievi i vezëve, proçesi i rikthimit të embrioneve në mitër nuk ka nevojë për asnjë tip anstezie dhe zakonisht është një proçedurë e thjeshtë dhe e shpejtë. Nëpërmjet një tubi të hollë plastik, embrionet rifuten në mitër nëpërmjet qafës së mitrës, nën një supervizionim ekografik në mënyrë që të sigurohet depozitimi në vëndin e duhur ku do të mund të krijohen.
 
Mbasi është vënë re numri i embrioneve vital, vendoset më pas se sa do të jenë ata që do të transferohen, ndërsa të tjerët do të kriokonservohen dhe magazinohen në bankën e embrioneve për një tjetër tentativë të mundshme. Numri i embrionëve për tu transferuar do të përcaktohet në bazë të disa parametrave, si cilësia embrionale, karakteristikat dhe mosha e pacientit, tentativat e mëparshëm të shtatzanive nëpërmjet FIV, etj. Në përgjithësi transferohen 1 apo 2 embrione dhe vetëm me përjashtim të disa rasteve mund të transferohen 3, numri maksmal i parashikuar prej ligjit.
 
FIV-ET shfrytëzon teknikat e kriokonservimit të embrionit, vezëve dhe spermatozoidëve.
 
Kriokonservimi i embrioneve.

Konservimi i embrionëve të tepërt nëpërmjet ngrirjes në azot të lëngshëm (në temperaturë -196°C), për t’i dhënë mundësi çifteve për t’i transferuar në brendësi të mitrës së partneres, në një kohë të mëvonshme pa përballuar sërish të gjitha etapat e një cikli të ri. 
 
Kriokonservimi i vezëve 

Konservimi i vezëve nëpërmjet një ngrirje në azot të lëngshëm (në temperatura -196°C).
 
Kriokonservimi i spermatozoidëve

Konservimi i spermatozoidëve nëpërmjet një ngrirje në azot të lëngshëm ( në temperaturë -196°C).



Main menu 2