Jump to Navigation

Testi Kardiovaskular Sforco

Me elektrokardiogramё gjatё sforcimit kuptojmё regjistrimin e njё elektrokardiograme gjatё zhvillimit tё njё aktiviteti fizik. Normalisht kryhet mbi njё tapet rrotullues. Sforcimi rritet dalë ngadalё nëpërmjet shtimit konstant të ritmit të punës, shtimit të pedalini dhe të qarkullimit të tapetit. Gjatё ekzaminimit, aktiviteti kardiak mbahet nёn kontroll tё pa ndёrprerё nёpёrmjet monitorit. Gjithashtu gjatё punёs evidentohet edhe presioni arterioz.
 
Gjatё ekzaminimit vёmendje e veçantё i kushtohet edhe simptomave qё mund tё shfaqë pacienti dhe lidhjes së tyre me ndryshimin e mndshëm të elektrokardiogramёs. Prova ekzaminuese zgjat rreth 30-45 min. dhe praktikohet nё ambulatorë të cilët janë të pajisur pёr tё pёrballuar komplikacione të papritura qё mund të shfaqen gjatё sforcimit.
 
Ekzaminimi mund tё ndёrpritet nё çdo moment nga mjeku (ekzistojnё kritere klinike dhe pajisje arresti tё standardizuara) por edhe nga vetё pacienti.
 
Nё krahasim me EKG-nё normale bazё, kjo metodё ofron mё tepёr informacion pasi e detyron zemrën tё rrisë aktivitetin e punёs dhe lejon nё kёtё mёnyrё evidentimin e patologjive qё nuk shfaqen nё gjёndjё qetёsie.
 
Sёmundjet e zemrës qё diagnostikohen nga ky ekzaminim janё kardiopatia ishemike, nё mёnyrё tё veçantё angina pektoris dhe studion aftёsitë funksionale tё sistemit kardiovaskular sidomos tek pacientë me infarkt tё miokardit pas episodit akut.


Main menu 2