Jump to Navigation

Ekokardiograma në Qetësi

Ekokardiografia ёshtё njё metodё diagnostikuese qё lejon vizualizimin anatomik kardiak dhe qё na jep informacione tё rёndёsishme mbi funksionimin e zemrës. Pёr tё përftuar imazhe përdoret energjia e një fashe ultratingujsh. Kёta emetohen nёpёrmjet njё sonde e cila mbёshtetet mbi toraks e cila lёvizet nga mjeku. Valët reflektuese rikapen nga vetё sonda dhe dёrgohen tek ekografi qё pёrpunon sinjalin dhe i shfaq nё monitor imazhet e strukturës sё zemrës dhe tё lёvizjes sё saj. Evidentohen nё kёtё mёnyrё strukturat e ndryshme kardiake (ventrikujt, atriumet, valvulat, etj) dhe lёvizja e tyre gjatё aktivitetit kardiak.
 
Gjithashtu ёshtё e mundur tё studiohet fluksi i gjakut nё kavitetet kardiake dhe kalimi i gjakut nёpёrmjet valvulave me ekokardiografi dopler dhe kolor-dopler .
 
Ёshtё njё ekzaminim i pa dёmshёm , qё zgjat 30 min. Pacienti gjatё ekzaminimt ёshtё i vendosur nё pozicion gjysmë i ulur, nё anёn e majtё  me krahun e majtё tё ngritur.
 
Njё pjese e madhe e patologjive kardiake evidentohen nё ekokardiografi, sidomos patologjitё valvulave, kardiomiopatitё e etiologjive tё ndryshme dhe kardiopatitë ishemike. I pazёvёndёsueshёm ёshtё kontributi  diagnostikues qё mund tё pёrfitohet nё kardiopatitë kongjenitale si tek fёmijёt ashtu edhe tek tё rriturit. Mund tё japë gjithashtu indikime të qarta pёr trajtimin e pacientit dhe tё propozojë ekazminime tё mё tejshme diagnostikuese.
 
Kjo metodё ka disa kufinj (pёrfitimin e imazheve jo optimale) tek pёrsonat obezë apo tek pacientёt me sёmundje pulmonare me enfizemё.


Main menu 2