Jump to Navigation

Elektrokardiograma Dinamike (Holter)

Ky ekzaminim konsiston nё regjistrim afatgjatё tё elektrokardiogramёs normale. Por, nё ndryshim nga kjo e fundit, traseja e EKG-sё regjistron memorien elektrike qё mё pas lexohet dhe pёrpunohet nga njё kompjuter dhe rishikohet nga mjeku.
 
Regjistruesi Holter lidhet nёpёrmjet kabllove pёr elektrokardiogramën e pacientit. Duke qёnё se ёshtё i vogël (ka një madhёsi qё mund tё krahasohet me atë të njё telefoni celular) ai mund tё mbahet nga vetё pacienti gjatё aktivitetit tё pёrditshёm. Pajisja aplikohet ambulatorisht dhe regjistrimi zgjat 24 orё, gjatë të cilave pacientit i kёrkohet  tё kryejë aktivitetin e tij tё pёrditshёm dhe tё plotёsojë njё ditar ku pёrshkruan aktivitete tё ndryshme qё ai kryen gjatё këtyre orёve, me simptomat e ndryshme paralajmёruese. Kjo lejon qё tё bёhet lidhja me modifikimet e mundshme të trasesё sё elektrokardiogramёs me shqetёsimet e ndjera ose me aktivitetin e kryer.
 
Elektrokardiograma Holter ёshtё e përshtatshme sidomos nё individualizimin e aritmive kardiake dhe të shqetёsimeve tё pёrçueshmёrisë. Kjo na lejon të bëjmë lidhjen ndërmjet modifikimeve të ndryshme të trasesë elektrografike me shqetësimet e ndjera dhe aktivitetet e zhvilluara.


Main menu 2