Jump to Navigation

Elektrokardiograma

Elektrokardiograma (EKG) ёshtё ekzaminimi mё i thjeshtё dhe mё i shpeshtë instrumental, kardiologjik qё konsiston nё zbulimin dhe transkriptimin e grafikut qё formohet nga impulset elektrike tё emetuara nga zemra. Valёt e regjistruara mbi letër apo tё vizualizuara nё monitor, i korrespondojnё momenteve tё ndryshme tё aktivitetit kardiak (pra, tё kontraktimit dhe tё dilatimit tё muskulaturёs sё zemrës).

EKG ёshtё njё ekzaminim qё ofron njё sёrë informacionesh pёr sa i pёrket shёndetit tё zemrës: pra, nёpёrmjet njё EKG-je mund të vlerësohet frekuenca kardiake dhe rregullsia e saj, prezenca e zmadhimit tё zemrës apo tё ndonjё pjese tё saj, shfaqja e shenjave të dhembjes, nivele të ulta ose të larta në gjak të substancave fondamentale për pёr organizmin jetёsor, origjina e shqetёsimeve si palpitacionet apo humbje e vetëdijes.

Por përdorimi i kёtij ekzaminimi tё thjeshtë  shkon mё tej, sepse studimi i mёnyrёs nё tё cilën stimuli elektrik ёshtё prodhuar, mund tё japë informacione shtesё dhe jo mё pak tё rёndёsishme.



Main menu 2