Jump to Navigation

Gjendja e shokut

Shkaktohet nga humbja e lëngjeve organike , gjakut, emocione të forta, nga traumat, nga pamjaftueshmëri kardiake, etj. Gjendja e shok-ut çon në rënien e tensionit të gjakut që shkon në qelizat e trurit. Gjendja e shok-ut verifikohet nga rritja e të rrahurave të zemrës, shpeshtimi i frymëmarrjes, zbehje e lëkurës dhe djersë të ftohta dhe gjendje e tensionuar.
 
Veprimet për dhënien e ndihmës së parë në gjendje shoku:
 
Në rastet kur i dëmtuari është i vetëdijshëm, vendoset në pozicionin antishok që është pozicioni i shtrirë në kurriz, me këmbë të ngritur mbi pozicionin e trupit . Jepini të dëmtuarit kurajo dhe qetësojeni atë. Në rastet kur i dëmtuari është i pavetëdijshëm (pa ndjenja), i dëmtuari vendoset në pozicionin e sigurisë që është shtrirja kthyer në brinjë me gojë të hapur dhe e drejtuar nga poshtë. Lirohet i dëmtuari nga pjesët që i shtrëngojnë tipin si edhe mbulohet me batanije.
 
Nëse keni mundësi , përcaktoni gjendjen e shokut si dhe mundohuni ta eleminoni atë (p.sh. ndaloni hemoragjinë). Nuk lejohet pirja e lëngjeve. Nuk lejohet i dëmtuarit të qëndrojë në këmbë apo ulur.
 
Marrë nga: “Manual i drejtuesit të mjetit”- Demir Osmani, Shkëlqim Gruda


Main menu 2