Jump to Navigation

Plaga

Është çdo lëndim i lëkurës që vjen nga të prerat, të shpuarit, të gërvishturit dhe të djegurit. Rreziku më i madh nga plagët është gjakderdhja dhe infeksioni.
 
Veprimet për dhënien e ndihmës së parë tek plaga
 Ndihma e parë tek plaga jepet në këtë mënyrë:
 Ndalet gjakderdhja, lidhet plaga me material steril;
 Po të jetë plaga e madhe është e nevojshme të mobilimi
 Nëse i dëmtuari ka një trup të huaj në sy duhet:
 Të lidhet syri pa e nxjerrë trupin e huaj;
 Të ndalohet që i dëmtuari të prekë syrin e plagosur, për të evituar dëmtimet e tjera;
 
Kërkohet ndihma e specialistit.
 Në rastin e plagëve të shkaktuara nga trupat e huaj, nuk lejohet heqja e trupit të huaj, por vetëm eleminohet futja e tij më thellë, pasi në raste heqje, mund të shkaktohet një dëm më i madh. Me heqjen e trupave te huaj merren specialistët e qendrave shëndetësore, pasi është dhënë ndihma e parë. Kur ështëkafazi i kraharorit (ka dhembje në vendin e goditjes, frymëmarrja është e vështirësuar, ndonjëherë ka edhe kollë), i dëmtuari duhet transportuar në spital në në gjendje gjysëm të ulur. Kur dëmtimi është në zgavrën e barkut, i cili njihet sipas vendit të goditjes (ka dhimbje, veçanërisht pot a prekësh, ngacmimi për të vjella etj.), i plagosuri vendoset shtrirë në shpinë, nën kokë vihet një batanije dhe këmbët fiksohen që të mos rrëshqasingjatë transportit. Pas dhënies së ndihmës së parë , pastroni duart.
 
Marrë nga: “Manual i drejtuesit të mjetit”- Demir Osmani, Shkëlqim Gruda



Main menu 2