Jump to Navigation

Diegia

Mund të jetë e shkallës së parë nëse lëkura është e skuqur; e shkallës së dytë nëse lëkura është e skuqur dhe me fllucka të mbushura me plazëm; e shkallës së trëtë kur lëkura është e dëmtuar plotësisht.
 
Veprimet për dhënien e ndihmës së parë në rastet e djegjes:
 Largoni të dëmtuarin nga flakët, ndaloni të vrapojë atë si dhe shuani flakët me batanije, rërë apo fikëse zjarri;
 Hiqni pjesët metalike nga trupi I të dëmtuarit, pasi ato e përcjellin mirë nxehtësinë dhe mund të bëhen shkak për vazhdimin e djegjes;
 Bëni kompreso me ujë të ftohtëapo me akull për djegjet e shkallës së parë dhe të dytë, duke mos shpuar flluckat;
 Mbuloni pjesët e djegura plotësisht (djegje e shkallës së tretë) me garzë si dhe mos pastroni, dizinfektoni apo përdorni pluhura apo pomadë;
 Merrni masa për dërgimin në spital.

Marrë nga: “Manual i drejtuesit të mjetit”- Demir Osmani, Shkëlqim Gruda



Main menu 2