Jump to Navigation

Thyerja e eshtrave

Kur ka plagë të hapur, vërehet se ajo shpon lëkurën. Kur nuk ka plagë të hapur rrezikon të dëmtojë lëkurën, kontrollohet me kujdes me dt duart. Dëmtimi i  shtyllës kurrizore njihet nga dhimbjet e mëdha në shpinë, në vendin e goditjes, të enjturit, mpirja e këmbëve dhe lëvizjeve të vështirësuara.
 
Veprimet për dhënien e ndihmës së parë për rastet e thyerjes së eshtrave:
 
Në qoftë se thyerja është e hapur, ffillimisht ndalohet gjakderdhja. Lidhet plaga pastaj bëhet mobilimi (fashimi). Fashimi bëhet në gjendjen që është pa bërë përpjekje për të rivendosur ashtin me forcë në gjendjen e mëparshme., tendoset fort dhe me fasho shumë të gjatë që të mbështjellë mundësisht edhe nyjet e afërta. Vendoset anësia e thyer në pozicion të qetë duke përdorur një shami trekëndëshe si mbajtëse të krahut. Si fiksues mund tëshërbeje edhe një kravatë trekëndëshe ose shami tjetër trekëndëshe.
 
Ndihma e parë në rastin e thyerjes së shtyllës kurrizore:
 
Të plagosurin duhet me ngadalë dhe me kujdes ta nxjerrim nga mjeti(në raste aksidentesh rrugore), pa u ngutur. Në asnjë mënyrë të mos e lakojmë shtyllën kurrizore. Transportin e tij duhet ta  bëjnë tre deri në katër persona, ku njëri domosdo duhet të mbajë pjesën e shtyllës kurrizore me të dyja duart poshtë. Kur personi me shtyllë kurrizore të dëmtuar është pa vetëdije vendoset në pozicion të shtrirë barkas me një mbështjellës nën ije dhe pjesën e kraharorit. Transportimi kërkon para së gjithash komoditet dhe jo shpejtësi.
 
Marrë nga: “Manual i drejtuesit të mjetit”- Demir Osmani, Shkëlqim Gruda


Main menu 2