Jump to Navigation

Njohja e frymëmarrjes

Bëhet duke i shikuar të lënduarit a i ngrihet përpjetë kafazi i kraharorit, i zgjerohet apo i ngushtohet zgavra e hundës. Nëse këto nuk vërtetojnë frymëmarrjen , atëherë nëse ambjenti i jashtëm është i ngrohtë i vëmë në gojë një letër ose fletëz , e cila lëviz nëse i dëmtuiari merr frymë. Në kohë të ftohtë në gojë i afrohet një pasqyrë, e cila mjegullohet nëse ai merr frymë. Numri normal i frymëmërrjeve është 16-18 në minutë për të rritur , kurse 20 për fëmijët.
 
Veprimet për dhënien e ndihmës së parë gjatë ndërprerjes së frymëmarrjes.
 Lironi rrugët e frymëmarrjes nëpërmjet veprimeve të mëposhtme:
 Hapen veshjet që e shtrëngojnë të dëmtuarin;
 Kontrollohet zgavra e gojës dhe largohen të vjellat , gjaku, mukusi apo objekte të tjera të huaja që mund të ketë;
 Shtrihet koka në anën e qafës, për të ngritur gjuhën që mund të ketë rrëshqitur pas, e për të mundësuar frymëshkëmbimin e pa penguar;
 Në rastin e pengesave , të cilat nuk mund të hiqen, bëhet shtypje lart dhe poshtë , në pjesën mbi kërthizë. Në rastin e bllokimit të frymëmarrjes tek fëmijët , bëhet goditje me shuplakë të dorës mbi shpinën e fëmijës.
 
Frymëmarrja artificialebëhet në tre mënyra:
 Metoda “gojë më gojë” ku ndihmuesi ulet në gjunjë pranë të dëmtuarit, i mbyll me gishtin e madh e atë tregues hundën dhe i shtrin kokën. Ndihmuesi fryn ajrin e tij të frymënxjerrjesnë gojën lehtësisht të hapur të të dëmtuarit. Pas kësaj ai ngre kokën e tij dhe vëzhgon daljen e ajritnga mushkëritë e të plagosurit.
 Metoda “gojë më hundë” ku ndihmuesi fryn ajrin e tij të frymënxjerrjes në hundën e të dëmtuarit. Pas kësaj ndihmuesi ngren kokën e tij dhe vëzhgon daljen e ajrit nga mushkëritë e të plagosurit.
 Metoda ‘me ndihmën e duarve të të dëmtuarit” kur ka dëmtime të gojës dhe të hundës. I dëmtuari shtrihet barkas duke mbështetur kokën mbi krahët e lidhura dhe ushtrohet shtypje me të dyja duart mbi shpinë.
 Për të tri metodat ky proces përsëritet 15 herë në minutë tek një i rritur , ç’ka përkon me ritmin normal të frymëmarrjes së ndihmësit.
 
Marrë nga: “Manual i drejtuesit të mjetit”- Demir Osmani, Shkëlqim Gruda


Main menu 2