Jump to Navigation

Hemoragjia

'Hemoragji' quhet dalja e gjakut nga lumeni i vazave në indet dhe kavitetet përeth organizmit ose në ambjentet e jashtëm. Shkaku  i hemoragjisë është prishja e tërësisë së paretit të vazës të shkaktuar nga agjentë të ndryshëm si: trauma , dektrexion , nga proceset suprative , HTA , ulje e presionit atmosferik. Trauma është shkaktari më i shpeshtë i preishjes së tërësisë së paretit vazal. Veprimi i traumës mekanike shkakton formimin e plagëve kontuzive ose frakturave. Veprimi i agjentëve kimikë ose termik shkakton djegiet si rjedhoj shkatërimin e vazave.
Ngritja e pulsit aterial & venoz ose ' ARTERIOSKLEROZA '  cojnë në repturë të vazave & hemoragji si: insultet , infarktet ose hemoragji hemoroide. Ndryshimet kimike të gjakut lidhen me ndryshimet e koagulimit të tij në rastin e hemofilisë , sepsisë etj...

Klasifikimi në bazë të sasisë:

Kemi: HEMORAGJI & HEMATOME.

Hemoragji quhet dalja e gjakut nga vaza në inde , kavitet ose indet përeth organeve & në ambjentin e jashtëm. Në kavitetin abdominal quhet: HEMOPERITONEUM.
Në kavitetin torakal quhet: HEMOTORAX
Në artikulacion quhet: HEMOARTROZë
Në perikard quhet: HEMOPERIKARD

Hematomë  quhet grumbullimi i gjakut i kufizuar nga indet. 
Klasifikimi anatomo – fiziologjik:

1) ARTERIALE: ( gjaku është i kuq & rjedh duke pulsuar , nuk ndalohet vetvetiu , con në          anemi acute ).
2) VENOZE: ( gjaku ka ngjyrë të errët , rjedhë më ngadalë & nuk pulson ).
3) KAPILARE & PARENKIMATOZE: ( Dallohen se gjaku rjedh nga gjithë sipërfaqja e plagës , & hemoragjia është e qëndrushme.

Klasifikimi sipas shkaqeve:

A. MEKANIKE
B. NEUROTROFIKE e sepsis , skarlatine ( këtu prishet propabiliteti i vazës nga cregullimet trofike të paretit ).

Klasifikimi sipas pamjes klinike:

 Hemoragjia e jashtme: ( kur gjaku del në ambjentin e jashtëm ).
 Hemoragjia e brëndshme: ( gjaku grumbullohet në inde , kavitete , ose organ ).
 Hemoragjia akute: ( nuk shihet me sy ).
Në ulcerat gastro-duodenale , në ulcerat intenstinale , zbulohet me analizën fece – gjak.

Klasifikimi sipas kohës:
   Hemoragji primare : ( ndodh menjëher pas traumës   ).
   Hemoragji e hershme sekondare : ( ndodh disa orë ose ditë pas plagosjes ose traumës , para fillimit të infeksionit. Kjo fillon si pasojë e shkëputjes të trombit nga vaza e dëmtuar , si pasojë e ngritjes së tensionit në vazë ose slikuidimit të spazmës vazale ).
   Hemoragjia e vonshme sekondare: ( fillon pas fillimit  të infeksionit në plagë. Profilaksia më e mire e hemoragjive është bërja e mire dhe në kohë e përpunimit të plagës e shoqëruar me ligature të vazave të dëmtuara. Në hemoragjitë e hershme bëhet ligature e vazave të plagës në hemoragjinë e vonshme bëhet në distance ).
   Hemoragjia e jashtme: ( kuadri klinik përcaktohet nga dimensionet e traumas , vecoritë e indeve të dëmtuara , lloji i vazës së plagosur , kalibri dhe vëndi i gjakut ku del ).
Në hemoragjinë arteriale gjaku është me ngjyrë të kuqe rjedh curk me pulsacione , con shpejt në anemi acute me këto shenja:
- Zbehje që vjen duke u shtuar
- Pulsi i dobët takikardik
- Rënie e tensionit arterial
- Vështirsi në pamje , të vjella etj..

Këto shkaktojnë cregullime të punës së trurit & sistemit cardio-vasculare , drejt vdekjes së pacientit. Në hemoragjitë e jashtme venoze është karakteristikë  rjedhja e ngadalshme e gjakut me ngjyrë të errët.  Në rastet e dëmtimit të vazave të mëdha të gjakut gjaku rjedh curk pa pulsuar. Kjo është e rrezikshme për mundësimin e embolisë gazoze që jep sidomos emboli të vazave cerebrale & koronare.
Në hemoragjitë kapilare & parenkimatoze është karakteristikë rjedhja e gjakut në gjithë sipërfaqen , ndalohet me shumë vështirsi dhe con drejt anemisë akute.
Rreziku kryesor i hemoragjisë  është:

I. Anemia acute: ( që mund të cojë në vdekjen e të sëmurit , ulja e shpejtë e tensionit arterial , ulja e Hb nën 1/3 e masës normale con në rrezikun e humbjes së jetës sepse proceset kompresatore të organizmit nuk kanë kohë të zhvillojnë & të prodhojnë anemine e trurit. Në hemoragjinë e ngadalshme dhe pse kemi hemoragji të madhe dhe rënie të tensionit arterial dhe rënie të Hb , organizmi i përshtatet anemisë kronike ).

II. Embolitë gazoze:  ( shfaqen sidomos në dëmtimin e venave të mëdha në qafë. Ajri futet në venë rjedh në atriumin e djathtë & ventrikulin e djathtë & mushkri , dhe do të japi: TROMBOEMOLI pulmonare. Nqs  do kemi anastromozë arterio-venoze në mushkri , ajri kalonë në zemrën e majtë & rjedh në tru dhe do të japi: TROMBOEMOLI cerebrale.

Hemoragjia e brendshme: ( kuadri klinik është i ndryshëm sipas organit & kavitetit ku           grumbullohet gjaku ).
Simptomat e përgjithshme:  ( janë të njëjta për të gjitha hemoragjitë , kur kemi humbje të madh gjaku kemi simptomat e anemisë acute dhe: zbehje , takikardi , rënie të tensionit arterial dhe Hb ( hemoglobina).
Simptomat lokale: ( Janë të ndryshme ).
- Hemoragjitë në kavitetin kranial: ( kemi simptomat e komprimimit të masës cerebrale , të ndjeshmërisë & koishiencës ).
- Hemoragjitë  në kavitetin torakal ( hematoraxi ): ( shoqërohet me shtypjen e mushkrisë të anës së dëmtuar që shprehet me dispne , kufizim i espulsioneve respiratore , dobësim i respiracionit në askultacion gjatë diagnostikimit të toraxit. Konstatohen gjak në kavitetin pleural ).
- Hemoragjitë në kavitetin abdominal ( hemiperitoneum ): ( ndoth gjatë repturave  të organeve parenkimatoze ( mëlci , shpretkë) , gjatë repturave të tubave gjatë gravidancës extrauterine , plagosjet e organeve të kavitetit abdominal. Kemi simptomat e iritimit të peritoneumit , dhimbje , tension të mureve abdominal , të vjedha , grumbullim gjaku në pjesën e poshtme. Pozicioni i grumbulluar i gjakut ndryshon në varësi të pozicionit të të sëmurit ).
- Hemoragjia në kavitetin e perikardit ( hemoperikardi ): ( nuk shoqërohet me shenjat e anemisë acute , kemi simptomat e perikardit , eksudaltiv , me simptomat e përgjithshme të zemrës e cila shprehet  me dobësimin e punës së zemrës me rënie të tensionit venoz , dhe cianozë ).
- Hemoragjitë në  artikulacione: ( nuk jep shenja anemie , simptomat locale janë: zmadhim i volumit të artikulacionit , gjatë lëvizjeve ose palpacionit , kufizimi i lëvizjeve , gjatë hemoragjive në artikulacionin e gjurit që vëmë re simptomat e bllokimit të patelës ( kupa e gjurit ). Diagnoza vërtetohet  me anë të freksionit që është pozitiv për praninë e gjakut .
- Hematoma:  ( kuadri klinik ndërmjet indeve varet nga lokalizimi i saj , nga dimensionet e hematomës , me gjëndjen e gjakut që ndodhet , që është i koaguluar ose jo etj… Fenomenet e anemisë  acute vihen re në hematomet e mëdha ndërmjet indeve  ( si në pupël) & netroperitoneare ).

Rreziku i hemoragjive të brendshme është komprimimi se gjaku shtyp organet me rëndësi vitale, dhe cregullon funksionin e tyre  ose ndërmjet indeve ndodh që hematoma shtyp vazat që ushqejnë indet përeth dhe e con deri në gangrenë të anësisë.
Kemi dy lloje anuerizmi:

• ARTERIALE & VENOZE.
Gjatë hematoraxit mund të kemi dhe zhvillim të empiemës pleurale. Mosndalimi i mirë i gjakut gjatë operacionit con në formimin e hematomës në plagën operatore dhe më vonë qelbëzimin  e saj. Mungesa e ndihmës mjeksore  gjatë hemoragjive mund të cojë në dy rezultate:
 Ndalim i vetvetishëm i hemoragjisë .
 Zhvillimi i anemisë acute që con në vdekje nga cregullime të sistemit nervor qëndror & sistemit cardio-vasculare.

Ndalimi i vetvetishëm i hemoragjisë ndodh si rezultat i mekanizmave kompentatore që është:

   Spazma e vazës së gjakut të dëmtuar.
   Formim i trombit në lumenin e vazës së dëmtuar.

Qarkullimi i gjakut rivendoset me anë të vazave kolaterale. Rëndësi për rezultatin përfundimtar të hemoragjisë ka:

 Sasia dhe shpejtësia me të cilin humbet gjaku.
 Gjëndja e përgjithshme e organizmit, e sistemit cardio-vasculare, mosha etj…

Kemi këtë mekanizëm adoptimi:

A. Spazma e vazave
B. Shtimi i aktivitetit cardio-vascular & respirator
C. Shtimi i volumit të gjakut qarkullues nëpërmjet mobilizimit të lëngjeve nga depot & indet.

Rezultatin përfundimtar e përcakton jo vetëm sasia e gjakut të humbur por dhe aftësia e organizmit për të zhvilluar reaksione kompetatore dhe koha për të zhvilluar ato , sepse ndodh dhe hemoragji acute në një kohë të shpejtë organizmi nuk ka mundësi të veproj , dhe kjo con deri në vdekje. Kurse kur hemoragjia është kronike është më e ngadalshme edhe për një sasi më të madhe hemoragjie , organizmi përdor mekanizmat e kompesimit të anemisë duke suportuar humbje më të mëdha gjaku.

Efikasiteti i mekanizmave:
Varet nga gjëndja e përgjithshme e funksionimit të sistemit cardio-vasculare , pësh: të moshuarit në krahasim me të rinjtë , ose të lodhurit në krahasim me organizmat e shëndoshë
Fenomenet e dekompozimit të sistemit cardio-vascular etj të gjitha këto e vështirsojnë zhvillimin e reaksionit kompersatore. Një rendësi kanë dhe cilësitë biokimike të gjakut , vetitë koaguluse  të tij. Kur koagulimi është normal dhe plagosjet e mëdha , hemoragjia ndalon vetvetiu. Kurse kur koagulimi i gjakut nuk ndodh mirë ( hemofilia) dhe për hemoragji të vogla i sëmuri shkon drejt vdekjes.

Ndalimi i hemoragjisë:

1) I vetvetishëm ( Ndodh kur janë dëmtuar vazo të mëdha ose të mesme dhe ky ndodh në këto momente: Spazma e vazës së dëmtuar rjedh në zvogëlim  me diametrin e lumenit të vazës , con në ulje të tensionit të vazës , zhvillimi i reaksionit të koagulimit , formim i trombit që mbyll lumenin e vazës së dëmtuar.


2) Artificial: ( që ndahet në dy degë:) a. I përkohshëm & b. i përhershëm.

I përkohshmi : 
Vendosja e fashaturës kompresive.
Pozicioni i ngritur i anësisë
Flexioni maksimal i anësisë së artikulacionit para  vazës  së dëmtuar. 
Shtupja me anë të gishtave.
Vendosja e lakut hemostatik.

Përdorimi i këtyre metodave shoqërohet me dërgimin e pacientit në spital.

• vendosja e fasheturës kompresive ( shërben për cfardolloj plagosje sidomos në fraktura është  se ajo nuk siguron ndalimin e hemoragjisë  në arteriet  e mëdha , duke shtypur indet shkakton cregullimin e qarkullimit në pjesën periferike të anësisë. Fashatura përdoret në hemoragjitë nga venat.
• Pozicioni i ngritur i anësisë ( sidomos gjatë dëmtimit të venave i shoqëruar me fashaturë)
• Flexioni maksimal i arteries së gjurit në plagosjen e arteries popliteale , të brylit , brokiale dhe arteries femorale.
• Shtypja me gisht e vazave të mëdha në kockë. Kemi arterien karotike , e shtypim  duke e shtërnguar mbi procesin transversal të vertebras së 4 cervikale  C4 , në gjysmën e distancës së muskulit sternocleidomastoid , në pjesën e brendshme të tij.

Arteria axillare : e shtypim tek koka e kockës humorale në vijën e përparshme të fosa-axillare .
Arteria bronkiale: e shtypim në sipërfaqen e brendshme të kokës humorale në regionin medialë    të musculit biceps-bronchi .
Arteria femorale: e shtypim në degën horizontale të kokës pubike , pak më poshtë mezit të ligamentit inguinal.
Kjo metodë përdoret për një kohë të shkurtër sepse: kemi lodhje të gishtave & se duke shtypur vazat shtypim dhe nervat duke na dhënë dhimbje.

• vendosja e lakut homestatik ( kjo ushtronë një shtypje cirkulare të indeve të buta të anësisë duke shtypur dhe vazat e gjakut , duke i shtypur këto tek koka. Kemi zhgut të thjeshtë dhe zhgut që përdoret më tepër ai i Eshmakut. Ky është tub elektrik 1,5m i gjatë në anë ka një zinxhir metalik , në anën tjetër një grep. Përdoret për ndalimin e hemoragjisë të vazave të anësive.

TEKNIKA: Për të mënjanuar dëmtimin e lëkurës vendosim një peshqir , pastaj bëjmë përqark vazës së anësisë të ngritur lart , reotullojmë 2-3 herë , fiksojmë zhgutin dhe grepin tek vendi i plagosjes së arterieve. Laku vendoset sipër vendit të dëmtuar , në mënyrë që ta shtypi plotësisht arterien. Nqs  laku nuk e ka shtërnguar mirë arterien por ka shtypur vetëm venat , kjo con në zhvillimin e stazës së anësisë dhe do shfaqet hemoragjia. Lakun nuk e mbajmë më tepër se 1- 1.5 orë dhe gjatë kësaj kohe lirohet mbi 3 herë nga 2 – 3 minuta.

Të metat e Lakut:

1. shtyp jo vetëm arteriet por & nervat duke cuar në pareza & paraliza .
2. nqs. Arteria shtërngohet mbi 2 orë jep ftohje  të anësisë.
3. ndërprerja e qarkullimit të gjakut , ul funizimin me oksigjen e cila con në dy gjëndje:            a) në infeksion anaerob
     b )në cregullime të metabolizmit të oxidimit në qeliza. Shtimin e acideve ( acidoza-      metabolike , që con në zhvillimin e gjëndjes së shokut pas heqjes së lakut.
Nuk rekomandohet vënia e lakut në procese inflamatore si: tromboflebitet , arterioskleroza , sepse favorizon përhapjen e procesit & zhvillimin e embolisë.
Prandaj është e detyrushme të vihet shënim koha e vënies së lakut gjatë momentit të dërgimit në spital .

Metoda e përhershme:

Kjo realizohet me anë të katër metodave si më poshtë:

 MEKANIKE
 TERMIKE
 KIMIKE
 BIOLOGJIKE 

metoda mekanike:   ( bënë pjesë katër lloj metodash ):
 Ligatura e vazës ( bëhet në plagë ose distancë) .
 Sutura
 Zhvillimi i vazës së dëmtuar
 Përdredhje

Teknika:

Vazën e kapim me lak  hemostatik , e lidhim me fije të ndryshme , në fillimë bëjmë nyjen e parë pastaj heqim  lakun  hemostatike , pastaj bëjmë lidhjen e dytë ( të dy fundeve të vazës  së dëmtuar ). Kur vaza e dëmtuar është e kalibrit të madh ekziston rreziku i shkarjes së ligaturës për shkak të pulsacionit , prandaj në fillim bëjmë qepjen e indeve përqark vazës dhe pastaj ligaturën. Vendosja e suturës në plagën e dëmtuar në mënyrë paraprake bëhet hemostaza e përkohshme që të sigurojë një fushë operatore  të pastër . Pa hequr fashaturën në lëkurë bëhet zbulimi i vendit sipër dhe poshtë venës së dëmtuar ose trungut të arteries , ku vendosim dy klumerë  hemostatik ose bëjmë dy ligatura , pastaj heqim fashaturën dhe më pas bëjmë suturimin. Pastrohet mirë zona reth plagës dhe suturimi bëhet me gjilpërë speciale atroumatike.  Lumeni i arteries para qepjes lahet me solucion heparine .

Metodat termike: 

Temperaturat e ulta shkaktojnë spazmën e vazave prandaj vendosim borsa me akull në regjionin e dëmtuar. Kurse sot përdoret ndalimi i hemoragjisë me anë të elektrobisturia. Kjo vlen për vazat e vogla dhe të mesme , nuk bëhet në vazat e mëdha , dhe në zona të mëdha të dëmtuara , sepse jep nekrotizëm të indeve dhe pengon rigjenerimin e plagës , nuk bëhet kur operacioni zhvillohet me narkozë me eter ose ciklopropen.

Metoda kimike:

Përdorim preparate me veprim: Vazopresore ( adrenalina 1: 1000 , bëhet lyerja) , Substancat që risin koagulimin e gjakut ( solucion kalci-glukonet 10 % , endovenoz , heparinë , kalciparinë 10 ml  ).

Metoda biologjike:

Bënë pjesë  mbyllja  e plagës hemoragjike në inde ( që mund të jenë muskuj ose fasciet ). Kjo përdoret në hemoragjitë kapilare dhe parenkimatoze në inde të pasura me trombokinozë , duke e fiksuar me suturë ( përdoret në hemoragji te mëlcia , veshka , shpretkë ).
Transfuzionin e gjakut dhe derivateve të tij: gjaku duhet të jetë i freskët që të ketë të ruajtura vetitë koaguluse , masë eritrocitare për të nxitur hemopoezën për të luftuar aneminë.
Serumet me vitaminë K: kur kemi hemoragji nga Hemoroidet dhe interstinale ( kolitet ulceroze) , ulcerat gastro-duodenale , bëhet mjekimi etiologjik etj.



Main menu 2